` . (VIDEO) Remenski nuk ndjehet fajtore, do të respektoj vendimin e partisë - TV-SHENJA

(VIDEO) Remenski nuk ndjehet fajtore, do të respektoj vendimin e partisë

Pas hapjes së hetimit të ri për rastin “Zhvatja” një ditë më parë, personat ndaj të cilëve po kryhet hetim, janë thirrur në Gjykatën e Apelit, për t’u marrë në pyetje. E para që u paraqit në gjykatë, ishte nënkryetarja e Kuvendit, nga radhët e partisë në pushtet LSDM, Frosina Remenski, e cila dyshohet për përfshirje në këtë rast. Ajo u shpreh se nuk ndien faj dhe tha se pret që prokuroria ta argumentoj veprën që ia ka ngarkuar.

Frosina Remenski

“I respektoj të gjitha vendimet e partisë dhe sigurisht do të deklarohem nëse do të ketë dhe kur do të ketë. Dua të bëni të dallimin mes rastit “Zhvatja” ku të akuzuar janë 3 persona, për të cilët prokuroria shqiptoi akuzë dhe zgjerim të hetimit sa i përket veprimit të Aleancës Ndërkombëtare. Nuk ndjej faj. Unë do të pres që prokuroria ta argumentoj atë që ma ngarkon dhe sigurisht jam këtu për të gjitha pyetjet në të ardhmen edhe për organet edhe për mediat”.

Më tej ajo deklaroi se në partinë nga e cila vjen ka kodeks veprimi për funksionarët që donë të thotë ngrirje të të gjitha funksioneve dhe deklaroi se do të respektoj çdo vendim të partisë. Prokurorja e lëndës Villma Ruskovska, mbrëmë tha se se janë përcaktuar masa të kujdesit, për deputeten Remenski, gjegjësisht marrje e dokumentacionit të udhëtimit, ndalesë për lëshimin e vendit të qëndrimit dhe një herë në javë të lajmërohet në gjykatë.

Deklaratën e tij në gjykatë e dha edhe Mile Jovanovski që është babai i Boki 13, të dyshuarit të parë në rastin “Zhvatja”, i cili poashtu deklaroi se nuk ndjehet fajtor.

Ruskovska në prononcimin e saj për media një ditë më parë poashtu tregoi se kishte dhënë urdhër për kryerje të kontrolleve në tre lokacione.

Një natë më parë, gjykatësi i procedurës paraprake, me propozim të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,  kërkoi arrest shtëpiak për nënkryetaren e Lidhjes Ndërkombëtare Jasna Mandiq e cila është e dyshuar për mashtrim dhe pastrim parash në hetimin e zgjeruar për rastin “Zhvatja”.

Kryeprokurori publik Lubomir Joveski para një dite njoftoi se po hapet hetim i ri për “Zhvatjen” edhe ndaj 4 personave nga Aleanca Ndërkombëtare. Këta persona dyshohet të kenë kryer vepra penale “Larje parash” , “Mashtrim” dhe “Ndihmës në mashtrim”.

Emine Ismaili /SHENJA/