` . (VIDEO) Rasti i Kumanovës, dëshmon polici Bajrami: Unë luftoj terrorizmin, s’jam terrorist - TV SHENJA

(VIDEO) Rasti i Kumanovës, dëshmon polici Bajrami: Unë luftoj terrorizmin, s’jam terrorist

“Unë nuk jam terrorist. Unë e luftoj terrorizmin” , i tha polici Arsim Bajrami gjykatës dhe prokurorisë. I akuzuari për logjistikë të grupit të Kumanovës refuzoi në mënyrë kategorike akuzat duke rikujtuar gjykatën se për punën e tij si polic në shërbim të shteti, ka marrë dhjetëra mirënjohje dhe dekorata gjë që dëshmon se ai është në anën e policisë, drejtësisë, e jo terrorizmit.

“Gjatë aktivitetin tim si polic, jam dekoruar dhe kam fituar vazhdimisht mirënjohje për punën time. Dekoratat ua përmenda pasi si ka mundësi që vetëm me një SMS porosi që e keni shfrytëzuar si dëshmi, e që ka kuptim të pasqaruar, më akuzoni për terrorizëm, duke mi hedhur në ujë gjithë ato që i përmenda më parë, gjithë mundim tim për shtetin tonë të përbashkët. Më 9 maj të këtij viti bëhen 2 vite që jam në paraburgim dhe ende nuk po e kuptoj rolin tim në këtë ngjarje”, tha i akuzuari për terrorizëm, Arsim Bajrami.

Nuk u shpjegua përmbajtja e atij mesazh që Bajrami e quan të dyshimtë, e që dikush ia kishte dërguar atij në formë ftese për t’iu bashkangjitur grupit. Por Bajrami tha se e kishte injoruar mesazhin pasi kishte menduar se dikush i ka shkruar gabimisht pasi emri i tij zakonisht është i pari në listat e numrave meqë fillon me shkronjën A.

I pyetur nëse njeh ndonjërin prej grupit të armatosur, Bajrami tha se kishte njohuri vetëm për ish ushtarët e UÇK-së që kishin luftuar në luftën e vitit 2001 pasi ato ishin emra të njohur për gjithë shqiptarët e Maqedonisë, por se personalisht nuk ka njohur askënd nga grupi.

“Sami Ukshini, Andi Krasniqi, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kanë qenë të njohur në rrethin ku jetoj. Edhe fëmijët 3 vjeçar i njohin. Edhe unw i njihja ashtu, nga largësia, jo personalisht. Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn për herë të fundit i kam parë në një tubim partiak të BDI-së gjatë fushatës së vitit 2008. Unë aty isha për sigurimin e rendit, në detyrë. Begun dhe Mirsadin i kam parë duke i siguruar funksionarët e lartë të BDI-së”, theksoi Bajrami.

Avokati i Arsim Bajramit e pyeti atë se si ka mundësi që në trupin e tij u gjetën gjurmë nitrati, respektivisht prova se ai ka shtënë me armë. Bajrami tha se ka mundësi që të ketë gjurmët nga policët që e kanë arrestuar ose nga gjuetia e një muaji më parëpasi kishte qenë me po të njëjtat rroba.

Arsim Bajrami ishte i akuzuari i parë nga gjithësej 9 të akuzuarit për logjistikë që do të dëshmojnë ditëve në vazhdim lidhur me rolin e tyre eventual në organizimin teknik të grupit të Kumanovës.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

 


Polici Bajrami: Un luftoj terrorizmin, s’jam… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme