` . (VIDEO) Qeveria kërkon shtyrjen e vendimit për ligjin për gjuhët në Komisionin e Venedikut - TV-SHENJA

(VIDEO) Qeveria kërkon shtyrjen e vendimit për ligjin për gjuhët në Komisionin e Venedikut

Qeveria ka kërkuar që të prolongohet publikimi i qëndrimit përfundimtar të Komisionit të Venedikut, ka konfirmuar kryeministri Zoran Zaev, i cili duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve tha se një gjë të tillë e kanë kërkuar për shkak të kohës së nevojshme për analizim të argumenteve të Komisionit të Venedikut.

Zoran Zaev

“Qeveria si Qeveri ka kërkuar, gjithësesi të gjithë që jemi të kyçur në këtë problematikë kërkuam prolongim, për shkak të kohës së nevojshme që t’i analizojmë argumentet e tyre dhe t’i japim qëndrimet tona dhe thamë se do ta presim mendimin përfundimtar, pikërisht kjo është arsyeja. Ne kërkuam dhe njëkohësisht informuam se versioni draft na është dorëzuar, dje dhash unë deklaratë dhe duhet kohë që ti shohim analizat, pasi që Komisioni i Venedikut  e mbështet me argumente nevojën, cilat janë rregullat evropiane, cilat janë normat evropiane, praktika evropiane, por e shohim se e analizon edhe sistemin tonë se çfarë ka kapacitete të sjell.

Një vendim i tillë vjen pas publikimit të versionit draft, ku komisioni i Venedikut ka theksuar se ligji për përdorimin e gjuhëve, rrezikon funksionimin e sistemit të drejtësisë, gjë që sipas kryeministrit duhet të shqyrtohet sigurisht, pasi sipas tij,  duke dashur që të implementohet ndonjë e drejtë e njeriut, siç është ligji i gjuhës, nuk duhet të  rrezikohet  e drejta për drejtësi .

Zoran Zaev
Marrja e drejtësisë kundër të drejtës për përdorim të gjuhëve, nëse ajo e rrezikon atë të parën, atëherë është pikëpyetje nëse ju duhet ose jo qytetarëve. A kemi ne kapacitet të mjaftueshëm dhe të ngjajshme, pasi ti shohim analizat do t’i japim menjëherë përgjigjet dhe pres që deri në fund të vitit, nëse nuk gënjehem, në informatën që e kemi marrë do të del  edhe mendimi përfundimtar. Qëndrimi ynë është që kur të del mendimi përfundimtar të aplikohet, pasiqë dëshirojmë të jemi anëtare e BE-së, Komisioni i Venedikut me qëllimin më të mirë, çdoherë dhe në mënyrë të drejtë i jep sugjerimet e saja. Ne nuk kemi problem që të jemi avagardë dhe të bëjmë hapa edhe para ndonjë normë evropiane, por duhet të kemi kapacitet që ta aplikojmë atë.

Komisioni i Venedikut është dashur që rekomandimet dhe mendimet e saja t’i publikonte më 17 tetor, megjithatë me kërkesën e Qeverisë, një gjë e tillë pritet të prolongohet për në fund të vitit.

Ajnur Bafqari /SHENJA/