` . (VIDEO) Qeveria dorëzon rishikimin e buxhetit në Kuvend - TV SHENJA

(VIDEO) Qeveria dorëzon rishikimin e buxhetit në Kuvend

Qeveria ka përpiluar rishikimin e buxhetit dhe të njëjtin ja ka dorëzuar Kuvendit për ta procesuar në afat sa më të shpejtë. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se me rishikimin e ri janë paraparë shkurtime si në pjesën e të hyrave ashtu edhe në pjesën e shpenzimeve. Më së shumti ai tha se janë shkurtuar shpenzimet joproduktive, reklamat e Qeverisë në vlerë prej 420 milion denarë dhe mjetet e parapara për finansimin e sektorit civil. Brutoprodhimi vendor është parashikuar të jetë 2.2%, ndërsa deficidi 2.9%. Shkurtimet siç tha Zaev janë ridestinuar për fondin pensional, asistencën për punëtorët e kompanive të falimentuara dhe për subvencionimin e pagës minimale.

“Në këtë drejtim me ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për 2017 do të sigurojmë mjete për subvencionimt pagës minumale që e njëjta të jetë 12 mijë denarë edhe atë duke filluar nga 1 shtatori. Me këtë masë parashihet që Qeveria të subvencionojë 70 për qind nga rritja e nevojshme e bruto pagës. Me rishikimin e buxhetit përgjithmonë do të zgjidhet problemi i punëtorëve të falimentuar të cilët deri më tani nuk janë përfshirë me ligjet aktuale. Ato janë bashkëqytetarët tanë që për vite edhe në dimër edhe në verë kanë protestuar”, tha Zaev.

Zaev paralajmëroi edhe mbështetje qeveritare për punësimin e të rinjëve, ndërsa shtoi se nuk do të ndërpriten investimet kapitale dhe infrastrukturore.

“Tekstualisht të gjitha rrugët që janë filluar, projektuar, nuk kanë përfunduar, do të vazhdojmë, gjithçka që është infrastrukturë do të vazhdojmë, gjithçka që është ndërtim shkollash do të vazhdojmë, kemi shtuar edhe disa shkolla, ndërtim dhe disa rikonstruktime. Do të vazhdojmë atje ku kanë filluar sallat që ti vazhdojmë, do të vazhdojmë me gjithçka që është kapitale në shtet vetëm se do t’i plotësojmë me projekte të reja, kemi 2-3 shkolla në Maqedoninë lindore, 2-3 në atë qëndrore dhe 2-3 në Maqedoninë perëndimore. Atje ku trendin e fëmijëve duhet ta ndjekim do të rriten”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh optimist se deri në fund të këtij muaji Kuvendi do të arrijë të miratojë rishikimin e ri të buxhetit pasi për të njëjtin tanimë ka afat të kufizuar për debat prej 20 ditëve.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Qeveria dorëzon rishikimin e buxhetit në Kuvend by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme