` . (VIDEO) Qeveria do t'i ndihmojë bizneset për ta përballuar krizën - TV-SHENJA

(VIDEO) Qeveria do t’i ndihmojë bizneset për ta përballuar krizën

Ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Nina Angellovska, si dhe drejtori i Doganave Gjoko Tanasoski dhe Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, realizuan takim pune me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha ushqimore në vend. Ministri Bekteshi informoi se masat që u paralajmëruan dje janë vetëm fillimi dhe se resori ekonomik i Qeverisë do të jetë në komunikim intensiv me sektorin e biznesit për tu dal në mbështetje në kushtet e krizës.

KRESHNIK BEKTESHI

“Aktualisht ka mjaftueshëm ushqim për të gjithë qytetarët. Ne konkludojmë se në këtë pikë  jemi  të pajisur me produkte ushqimore bazë për disa muaj. Problemi i vetëm me të cilin përballemi aktualisht është furnizimi i lëndëve të para të importuara. Sipas kërkesave të tyre, Ministria e Ekonomisë së bashku me Ministrinë e Financave do të bëjnë një listë sot dhe nesër dhe do të marrin një vendim për të përjashtuar taksa të caktuara për produkte të caktuara ”

Sipas tij, qëllimi i masave të tilla është të ndikojnë që të mos rriten çmimet për produkte të caktuara, madje të bëjnë presion që çmimet e caktuara të ulen. Ai tha se jenë duke punuar shumë, ndërsa nuk ka vend për panikë sepse ka ushqim për të gjithë.

Ministrja e Financave theksoi se paketa e masave do të synojë rritjen e likuiditetit të kompanive dhe ruajtjen e vendeve të punës, pra përmes huave pa interes përmes Bankës për Zhvillim, shtyrjen e avansit të taksës së fitimit dhe subvencionimin e 50% të kontributeve. Ajo gjithashtu deklaroi se sot në Bankën Popullore do të flitet për mënyrën e zbatimit të masës për rishikimin e borxheve të qytetarëve dhe kompanive, në mënyrë që pasi të mbarojë moratoriumi i pagesës, ato nuk do të jenë një barrë e madhe.

NINA ANGELLOVA

“Ministria e Financave do të bëjë përpjekje për kthim sa më të shpejtë të TVSH-së, në mënyrë që të mbrojë dhe rrisë likuiditetin. Tashmë për këtë muaj,  janë paguar 1.6 miliardë denarë TVSH, këtë javë ka edhe porosi të reja dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë rimbursime të TVSH-së me kohë, të cilat aktualisht janë të nevojshme për likuiditetin e ekonomisë”

Drejtori i Doganave Gjoko Tanasoski tha se po punohet intensivisht për të siguruar një fluks të qetë të mallrave, jo vetëm me vendet e rajonit të CEFTA-s, por edhe brenda Bashkimit Evropian.

GJOKO TANASOSKI

“Mund të konfirmoj që kapacitetet tona janë plotësisht në dispozicion dhe ne do të sigurojmë qarkullim të plotë të mallrave. Problemi i vetëm është aspekti epidemiologjik për shoferët që hyjnë dhe dalin nga vendi duke transportuar mallra”.

Ndërsa, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunoski edhe një herë paralajmëroi se objektivi i kontrolleve të inspektimit do të jenë kompanitë dhe qendrat tregtare që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë. Emine Ismaili /SHENJA/