` . (VIDEO) Pushteti dhe opozita e lexojnë ndryshe Raportin e DASH - TV-SHENJA

(VIDEO) Pushteti dhe opozita e lexojnë ndryshe Raportin e DASH

Opozita vlerëson se sado që pushteti të thirret se i bënë veprimet  në frymën demokratike, Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon se në vend ka korrupsion, drejtësi selektive, presionin ndaj gjykatësve, partizim dhe kufizim të lirisë së mediave. Zëdhënësi  i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski thotë se nuk shihet asnjë reformë në sundimin e  drejtësisë dhe ende nuk ka asnjë rast gjyqësor të hapur për korrupsion nga ana e pushtetit.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-së
“VMRO-DPMNE vazhdimisht bënë thirrje për drejtësi selektive dhe ndikim politik ndaj gjykatësve, për shtypje nga pushteti ndaj sistemit të drejtësisë. Sistemi i drejtësisë i Zoran Zaevit është i partizuar dhe punon nën shtypjen e pushtetit. Sipas Raportit për vitin e kaluar të Departamentit të Shtetit, në pjesën e sistemit të drejtësisë qëndron “Pavarësia e kufizuar e gjyqësorit, politizimi i organit gjyqësor dhe financimi i pamjaftueshëm për sistemin gjyqësor me çka kufizohet funksionimi dhe efikasiteti i saj’.

Aleanca për Shqiptarët këtë raport e cilëson si alarm serioz për mungesë  të rezultateve në luftën kundër korrupsionit, reformave në gjyqësi dhe depolitizimin e administratës.

Aleanca për Shqiptarët
“Raporti 2018-tës konfirmon se edhe përkundër disa reformave teknike dhe  ligjore të nisura nga qeveria Zaev, vendi vazhdon të përballet me problemet e trashëguara nga regjimi VMRO-BDI dhe të vazhduara nga pushteti aktual. Veçanërisht shqetësues sipas DASH mbetet korrupsioni i nivelit të   lartë, me shumë raste të zyrtarëve të pushtetit të përfshirë në raste korruptive gjatë vitit që po e lëmë pas”.

Ndryshe nga opozita pushteti lavdërohet se ky raport ka nxjerrë në pah se është bërë progres në lirinë e medias dhe gjyqësorit.

Tabelë: LSDM
“Departamenti i Shtetit thekson kontrollin ndaj shërbimeve të sigurisë dhe potencon se në krahasim me vitet e mëparshme vërehet se Qeveria e respekton dhe motivon gjyqësorin te pavarur dhe të paanshëm. Në shumicën e rasteve, gjykatat veprojnë në pajtim me ligjet dhe procedurat e paraburgimit. Këtë vit, numri i urdhrave për paraburgim ka rënë në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara. Gjithashtu vihet re se gjyqësori në përgjithësi respekton të drejtën për një gjykim të drejtë”.

Sipas LSDM-së ka edhe sfida dhe probleme tjera që duhen tejkaluar, por ky raport i ka motivuar ata për angazhim edhe më të madh.

Emine Ismaili /SHENJA/