` . (VIDEO) Protestojnë banorët e Vizbegut, kërkojnë ujë! - TV SHENJA

(VIDEO) Protestojnë banorët e Vizbegut, kërkojnë ujë!

Ka plot dhjetë vjet që banorët e Vizbegut ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm. Në shenjë revolte, duke i rezistuar motit të nxehtë dhe temperaturave të larta, ata kanë bllokuar për dy orë rrugën kryesore në hyrje të Vizbegut. Banorët thonin se nga gjithë kjo kohë që përballen me këtë problematikë atyre më u ka humbur durimi nga premtimet e parealizuara.

“Simbolika e protestës tonë, në këtë vend dhe në këtë kohë të nxehtë dhe në temperaturë të lartë, është që t’ia bëjmë me dije popullatës të cilët kanë ujë, plot 10 vjet pa ujë. Imagjinoni, fëmijë, pleq, të ri dhe ne, plot 10 vite ballafaqohemi me mungesë të ujit. Ka arritur kulminacioni i durimit se nuk durohet, edhe durimi është bezdis prej durimit tonë”.

Banorët thonë se përgjatë këtyre dhjetë vjetëve i kanë shterrur të gjitha mundësitë ligjore, prandaj janë detyruar që të dalin sot dhe të protestojnë. Përgjigjet që marrin nga organet kompetente janë mospagesa e faturave, por banorët pyesin se si ka mundësi të bëhet pagesë për një shërbim të pakryer.

“Ne përmes dokumentacionit i kemi shterrur të gjitha, komunat, ujësjellësat, të gjitha. përgjigja e fundit ka qenë që nuk ju japim ujë, çfarë sjellje, çfarë fjale, nuk ju japim ujë. E ky lajm na ka ardhur prej Koce Trajanovskit. Ata e kanë shkaku i pagesës, por pagesa nuk bëhet pa pasur ujë. Ja mund t’i shihni, 2011 është negative, 2016 është negative, dje e kam marrur prej komunë së Shutkës përsëri negativ”.

“Ajo që është më ironike është se, faturat i dërgojnë pa pasur ujë fare në mënyrë paushalle. Tash edhe ata thojnë paguani njëherë ato, që nuk kemi pirë ujë aspak, paguani njëherë ato, neve do t’ua sjellim ujin, përndryshe nuk kemi pasur ujë”.

Qytetarët pyetën ministrat shqiptarë nëse edhe ata e kanë hallin e njëjtë, duke thënë në mënyrë ironike se janë të gatshëm që t’u dërgojnë ujë nga pusetat e tyre. Në mesin e qytetarëve që protestonin, kishte edhe nga ata që paguanin faturat rregullisht,

“Punoj në higjienën Komunale ka 23 vite, ndërsa ka 15 që i paguaj faturat. Çdoherë fillimisht e paguaj ujin, e pastaj marr pagë”.

“Une e kam një pyetje për ministrat tonë që janë shqiptarë, a thua a kanë pikë uji për të pirë, që t’ua dërgojmë ndonjë pikë prej puseve tona, se ato kanë rrogë 1000 euro, e un marrë 2000den ndihmë sociale”

Banorët e Vizbegut thonë që nëse brenda shtatë ditëve nuk marrin asnjëlloj përgjigje pozitive, protestat do të bëhen edhe më radikale.

Emine Ismaili /SHENJA/

Protestojnë banorët e Vizbegut, kërkojnë ujë! by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme