` . (VIDEO) Profesori Xhasim Mutava ligjëroi në Shkup mbi familjen - TV-SHENJA

(VIDEO) Profesori Xhasim Mutava ligjëroi në Shkup mbi familjen

“Familja, oazë e mirëkuptimit dhe dashurisë” ishe tema që ligjëroi profesori i njohur botëror, Xhasim Mutava. Prej formësimit të Ademit dhe Havës e deri te gjendja familjare në shekullin e 21 –të, të gjitha këtotë ilustruara me shembuj konkretë.

”Kam pasur një rast interesat kur familja para se të ulej në tryezë dhe kur udhëtonin me makinë i linin telefonat në një shportë. Po ashtu edhe para se të binin në gjumë. E gjithë kjo për të treguar se sa e rëndësishme është familja përballë asaj që quhet teknologji”, deklaroi dr. Xhasim Mutava.

Mbi të gjitha familja është gjëja më e shtrenjtë që ka n jë njeri. Kryetari i  QMBI-së, Muhamed Murtezi tha se familja është amanet.

”T’i përkushtohemi familjes me një motiv më të madh, me një angazhim edhe më të madh, meqë është një amanet. Meqë siç thotë edhe Zoti një ditë do të japim llogari”, u shpreh Muhamed Murtezi, kryetar I QMBI-së.

Kryetarja e Asociacionit përafirmimin e Gruas, Ajgyl Sulejman, tha se shtimi i numirit të divorceve, ka qenë një ndër shkaqet që i ka shtyrë ata për ta pas në Shkup profesorin Mutava.

”Divorci dhe mungesa e harmonisë familjare janë një realitet I pamohueshëm dy institucione më të rrezikuara sot janë familja dhe martesa për më shumë duke pas parasysh divorcin si fenomen global’, deklaroi Ajgyl Sulejman, kryetare e AAG-së.

Për të gjithë të pranishmit shtëpitë botuese si LOGOS-A, FURKAN ISM, NUN dhe ALB ISLAM, shpërndanë libra të botuara nga dijetari në fjalë.

Hava Tahiri /SHENJA/

Profesori Xhasim Mutava ligjëroi mbi familjen by tvshenjaofficial

 

Postime të Ngjajshme