` . (VIDEO) Prioriteti i Kroacisë është që në qershor të vendoset korniza e bisedimeve - TV-SHENJA

(VIDEO) Prioriteti i Kroacisë është që në qershor të vendoset korniza e bisedimeve

Kroacia si një tjetër prioritet në kohën e kryesimit me BE-në i ka dërguar letër Komisionit Evropian se në qershor duhet të vendoset korrniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, e cila do t’i hapë rrugën konferencës së parë ndërqeveritare, që do të duhet të shënojë fillimin e negociatave nëpër kapitujt për përfundim të procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Kështu e ka informuar ambasadorja kroate Nives Tiganj, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski. Qeveria nëpërmjet një komunikate njofton për takimin e ambasadores Tiganj me kryeministrin Spasovski, ku thuhet se aty është theksuar veçanërisht bashkëpunimi i mirë bilateral mes të dyja vendeve.

Qeveria
“Në takim, është theksuar se bashkëpunimi i mirë vjen veçanërisht në shprehje në periudhën kur Kroacia udhëheq me BE-në dhe e ka organizuar samitin e Ballkanit Perëndimorë dhe BE Zagreb 2020 ku edhe njëherë është konfirmuar se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian”.

Në komunikatë theksohet se Spasovski e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme iniciativën e Kroacisë që të përshpejtohet nënshkrimi i marrëveshjes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Fronteks me çka, siç ka theksuar ai qartë do të forcohen kapacitetet e sigurisë së kufirit.

Qeveria
“Kryeministri Spasovski është falenderuar për kontributin e madh dhe mbështetjen që Kroacia ka ofruar për Maqedoninë e Veriut në procesin e aspiratave për anëtarësim në BE, që është pasqyrim i miqësisë së thellë dhe të qëndrueshme midis dy vendeve dhe popujve të tyre”.

Në komunikatë theksohet më tej se në takim Spasovski ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme mbajtja e zgjedhjeve të bëhet brenda afatit të parë të mundshëm, gjegjësisht se data e zgjedhjeve përcaktohet me Dekret me forcë juridike.

Ajnur Bafqari /SHENJA/