` . (VIDEO) Prezantohet projekti “Harmonizimi i Legjislacionit për Barna me legjislacionin e BE-së” - TV-SHENJA

(VIDEO) Prezantohet projekti “Harmonizimi i Legjislacionit për Barna me legjislacionin e BE-së”

Përmirësimi i harmonizimit të korrnizës ligjore të barnave dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i kapacitetit administrativ të personelit të Agjencisë së Barnave Malmed për zbatimin e rregullativës sipas praktikave të BE-së dhe Rekomandime për themelimin e sistemit për përdorimin e barnave. Këto janë tre komponentet e projektit “Harmonizimi i legjislativit të barnave me legjislativin e BE-së dhe ndërtim i kapaciteteve për zbatimin e saj”. Projekti u promovua sot, ndërsa i njëjti është miratuar nga komisioni evropian. Qëllimi i këtij projekti sipas drejtoreshës së Agjencisë së Barnave dhe pajisjeve mjeksore, Malmed, Visare Riza është që institucioni që drejton ajo të sigurojë mbështetje në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare, dhe praktikat e mira farmaceutike.

Visare Riza

“Projekti i mbështet angazhimet tona për harmonizim të vazhdueshëm të legjislativit tonë me lëgjislativin e Bashkësisë Evropiane dhe implementimin e kërkesave të reja dhe standardeve në farmaci, me çka në vazhdimësi rritet siguria dhe kualiteti i barërave dhe pajisjeve mjeksore që janë në  përdorim në vendin tonë dhe janë në interes të qytetarët”.

Udhëheqësi i projektit dhe drejtor i agjencisë së barnave në Letoni, Gitis Andrulionis sqaroi se kohëzgjatja e zbatimit të projektit do të jetë 8 muaj, ndërsa buxheti për të njejtin arrin shifrën 250 000 euro.

Gitis Andrulionis

“Komponenti fillimisht përbëhet nga misione të ekspertëve të vendeve anëtare dhe grupe të punës nga personeli relevant nga çdo sektor dhe ekspertë lokalë që do ta ndjekin revidimin e ligjit ekzistues dhe të procedurave aktuale si dhe të akteve nënligjore dhe procedura të tjera që lidhen me barnat dhe pajisjet shëndetësore, si dhe që të vërtetojnë dobësitë dhe mungesat”.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ky projekt është një themel shumë serioz për sistemin shëndetësor në vend.

 

Venko Filipçe

“Për kontroll më të mirë të barërave në korrniza të ministrisë, e ndarë si institucion i veçantë është agjencia për barëra, unë besoj se në periudhën në vazhdim do të përforcohet edhe më shumë puna e saj. Kjo Qeveri është e përkushtuar dhe vazhdimisht punon për kyçjen në familjen evropiane , jemi të vetëdijshëm se duhet shumë të punojmë, ndërsa harmonizimi i legjislativit në sferën e barërave, është një themel shumë serioz, në përgjithësi në sistemin shëndetësor”.

Projekti është bërë nga ana e Agjencisë së Barnave  dhe pajisjeve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut si dhe Agjencisë për kontroll të barërave në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë së Letonisë.

Ajnur Bafqari /SHENJA/