` . (VIDEO) Porsche shfaq gjeneratën e re të Panameras - TV-SHENJA

(VIDEO) Porsche shfaq gjeneratën e re të Panameras

Gjiganti gjerman i automobilizmit, Porsche, ka lëshuar disa video të reja të supermodelit të ri Panamera duke shfaqur versionin Panamera 4S.

Porsche përmes videove ka shfaqur shumë detaje të gjeneratës së re të Panameras, me të gjitha ndryshimet që do të vijnë për dallim nga gjenerata e parë.

Panamera 4S do të ketë motor 2.9-litërsh V6 me 440 kuajfuqi. Këtij modeli i duhen vetëm 4.2 sekonda për të arritur përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka afër 300 km/orë.

Porsche do të nisë me shitjet e Panameras 2017 në fillim të nëntorit, me porosi që nisin nga 113 mijë euro.

Fillimisht, para kësaj Porsche do t’i shpalosë modelet e reja në tetor në Paris Motor Show.

Postime të Ngjajshme