` . (VIDEO) Përzgjidhen nxënësit më të mirë në ZLM-së – TV SHENJA

(VIDEO) Përzgjidhen nxënësit më të mirë në ZLM-së

Adrian Azizi u përzgjodh si nxënës gjenerate në shkollën e mesme Zef Lush Marku. Vendimi i mor nga një këshill i përbërë nga profesor të kësaj shkolle, të cilët përzgjodhën nxënësit më të mirë në lëndë të ndryshme si dhe bënë përzgjedhjen e nxënësve më të dalluar në çdo klasë.

‘Këshilli i profesorëve ka bërë përzgjedhjen e disa nxënësve të dalluar dhe për ta do të ndaj mirënjohje”, deklaroi një nxënës.

Drejtori i kësaj shkolle, Faruk Zeqiri, tha se nxënësit nuk kishin gabuar që kishin përzgjedhur pikërisht këtë shkollë për të marrë hapat e duhura në jetë.

”Më besoni që profesorët kanë pasur shumë vështirësi gjatë përzgjedhjes së tyre sepse të gjithë ju meritoni mirënjohje të mirë. Jam krenar për ju nxënës të nderuar që para 4 viteve zgjodhët shkollën tonë për t’u edukuar e shkolluar dhe në fund ju dëshiroj sukses në të ardhmen dhe besoj që do të jeni më të mirët”, ka deklaruar Faruk Zeqiri, drejtor I ZLM-së.

Anëtarët e Këshillit vlerësues thanë se nuk e kanë pasur të lehtë që të përzgjedhin më të mirin nga më të mirët.

Hava Tahiri /SHENJA/

Përzgjidhen nxënësit më të mirë në ZLM-së by tvshenjaofficial

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të Ngjajshme