` . (VIDEO) Përkujtohet 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobël për humanisten Nëna Tereze - TV-SHENJA

(VIDEO) Përkujtohet 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobël për humanisten Nëna Tereze

Qindra dokumente për jetën dhe veprën e Nënës Terezë, për herë të parë sillen nga arkivi i Lucernit të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut. Këto dokumente sigurohen si rrjedhojë e  bashkëpunimit mes Institucionit Nacional “Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë” dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me arkivin e Lucernit.

Drejtori i Shtëpisë Përkujtimore Nëna Terezë, Arjan Asllanaj informoi me aktivitetet e Institucionit, i cili këtë vit shënoi një 10 vjetorin e ekzistimit, ndërsa u shënua edhe 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobël për humanisten e madhe, Nëna Terezë.

ARJAN ASLLANAJ, DREJTOR I SHTËPISË PËRKUJTIMORE “NËNA TEREZE”

“Është 40 vjetori, kemi një jubilej, i marrjes së çmimit nobel të shenjtores Nëna Terezë, për hir të saj ne në bashkëpunim me ISHTKSH edhe faleminderim nga ministria e kulturës kemi sjellë me qindra mijëra dokumente të rëndësishme për jetën dhe veprën e shenjtëreshës tonë. Kështuqë do të kemi një risi të ju tregoj se edhe pesë dokumente origjinale do të na i dhuroj arkivi i Lucernit që në të ardhmen do t’i kemi këtu”

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, nënvizoi se institucioni që drejton ai, do ta shyrtojë mundësinë që të ofrojë mbështetje për projektin për botimin e hulumtimeve, duke nënvzuar se një gjë e tillë ka rëndësi jo vetëm për shtëpinë përkujtimore, por për të gjithë kombin shqiptarë dhe të interesuarit për veprën dhe punën e Nënës Terezë.

HYSNI ISMAILI, MINISTËR I KULTURËS

“Biseduam edhe për projektet e ardhshme të shtëpisë së Nënës Terezë, veçanërisht për disa dokumente të rëndësishme që drejtori Asllani i ka marrë nga hulumtimet e realizuara në Zvicër , bashkë me drejtorin e ISHTKSH, Skender Asanin. Duke e vlerësuar lartë punën e tyre, ne si ministri  do ta shqyrtojmë mundësinë që projekti për botimin  tyre të mbështetet, duke qenë të sigurt se ato janë me rëndësi, jo vetëm për këtë shtëpi përkujtimore por edhe për të gjithë të interesuarit e veprës dhe punës së Nënës Terezë”

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani nënvizoi se për herë të parë dy institucione shqiptare bashkëpunojnë mes vete, pa dallime ideologjike apo partiake.

SKENDER ASANI, DREJTOR I ISHTKSH

“Për herë të parë institucionet që drejtojnë shqiptarët po bashkëpunojnë mes vete, pa dallim ideologjike apo partiake apo diçka tjetër, që kanë përe qëllim që shkenca të del në pah”

Institucioni “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës” i cili ishte pjesë e agjendës së kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vendin tonë, më 7 maj të këtij viti, me rreth 100,000 vizitorë në vjet, është njëri nga më të vizituarit në qytet. Ajnur Bafqari /SHENJA/