` . (VIDEO) Partitë ende pa datë për zgjedhjet parlamentare - TV-SHENJA

(VIDEO) Partitë ende pa datë për zgjedhjet parlamentare

Kryeministri Oliver Spasovski pret që takimin e rradhës ta thëret presidenti i vendit Stevo Pendarovski, ndërsa deri atëherë partitë të përafrojnë qëndrmet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Nëse nuk ka marrëveshje mes partive dhe nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, Spasovski ka qenë decid se zgjedhjet do të mbahen siç parasheh urdhëresa e Qeverisë, gjegjësisht, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Oliver Spasovski, kryeministër

“A do të ketë takim të ri të liderëve nuk e dij, presim të na ftojë presidenti, por e di se data është e determinuar me urdhëresën me fuqi ligjore e cila vlen deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse do të kishim Kuvend funksional atëherë zgjedhjet mund të mbaheshin kurdo që do të dakordoheshin liderët dhe partitë. Pres që në kuadër të mundësive ligjore, të kemi dialog dhe përmes dialogur do të vijmë deri te dita përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve, sepse ajo është për të mirën e shtetit”.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë sot se nëse Qeveria i ka sinqerisht masat ekonomike, atëherë zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se 60 ditë para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai u shpreh i gatshëm për kompromis nëse ka argumente më të fuqishme se ato që ka shpalosur ata në takimin e liderëve, por asnjëherë nuk do të pranojnë ultimatum dhe zgjedhje të imponuara.

Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE
Ne si opozitë propozuam data në të cilat vlerësuam se rreziku për qytetarët është më I vogël. Ne disa herë kemi thënë se jemi të gatshëm për kompromis, argumentet tona janë të qarta dhe nëse ka argumente të tjera që vërtetë do të mund ti pranonim ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm për kompromis. Kjo është mënyra jonë e të funksionuarit, ne nuk punojmë me ultimatum. Ultimatume që u shtruan në tavolinë, ose zgjedhje në 21 Qershor ose zgjedhje pa opozitë, lirisht I paçin me fat.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se kjo parti ka qenë e vetme që takimin e fundit nuk e ka vlerësuar sit ë dështuar por si një fillim të mbarë të një procesi që kërkon seriozitet dhe përgjegjësi. Osmani tha se data duhet të arrihet me koncenzus dhe parasegjithash të merret parasyshë shëndeti i qytetarëve.

Arben Zeqiri /SHENJA/