` . (VIDEO) Parlamenti bullgar voton “pro” negociatave për Maqedoninë e Veriut - TV-SHENJA

(VIDEO) Parlamenti bullgar voton “pro” negociatave për Maqedoninë e Veriut

Kuvendi Popullor bullgar sot miratoi Deklaratën me të cilën parasheh që Bullgaria  të japë mbështetje të plotë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Në këtë Deklaratë janë parashtruar kushtet të cilat duhet t’i përmbush vendi, sa i përket raporteve me Bullgarinë, gjatë procesit negociuese. Sipas këtij dokumenti, integrimi evropian “nuk do të jetë në dëm të fshehjes së ngjarjeve historike, dokumenteve dhe artefakteve, si dhe në rolin dhe qëndrimet e personave nga historia bullgare”. Me Deklaratën Sofja i bën thirrje Shkupit që të zbatojë në mënyrë efikase, pa shtyrje dhe me vullnet të mirë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që ishte nënshkruar nga kryeministrat e të dyja vendeve, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev më 1 gusht të vitit 2017.

Deklarata

“Të përmbahen nga veprimet të cilat kanë të bëjnë me përpjekjet për mbështetje dhe nxitje të pohimeve për pranimin e të a.q. “pakica maqedonase” në Bullgari, përfshirë në organizatat ndërkombëtare dhe formatet mullilaterale”.

Kuvendi bullgar kërkon që vendi tërësisht ta zbatojë “atë për çka janë marrë vesh dhe që e kanë arritur në kuadër të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, si dhe ata të përfshihen në programet dhe materialet shkollore sa më shpejtë që është e mundur” dhe kërkohet që të “ndërpresë çfarëdo lloj forme të gjuhës së urrejtjes drejtë Bullgarisë dhe drejtë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndjenjë nacionale bullgare, përfshirë edhe mediet dhe mbishkrimet në përmendoret”.

Sa i përket Shqipërsië, Bullgaria përmes këtij dokumenti kërkon sjelljen e ligjit për pakicat dhe garantimin “me shkallë maksimale të së drejtës së pakicës nacionale bullgare në këtë shtet për mësimin e gjuhës letrare bullgare si gjuhë amtare në rajonet në të cilat jeton.

Deklarata

“Ne, përfaqësuesit popullorë në Kuvendin e 44-t Popullor në Republikën e Bullgarisë, ndërmarrim detyrim politik dhe qytetar që të insistojmë që secila qeveri bullgare mandati i së cilës do të zbatohet në kornizat kohore të procesit negociues të BE-së në të dyja vendet, me kujdes që ta ndjekë zbatimin e të ashtuquajturës. Në atë bazë dhe në kushte të tilla Kuvendi i 44-t Popullor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Në ato korniza Kuvendi Popullor e miraton Pozicionin Kornizë të cilin e miratoi Këshilli i Ministrave më 9 tetor të vitit 2019”.

Qeveria bullgare në seancën e djeshme miratoi Pozicion Kornizë me të cilin mbështetet fillimi i negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë me BE, por theksohet edhe se Sofja do të insistojë për respektimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Teuta Buçi /SHENJA/