` . (VIDEO) Optimizëm dhe përqëndrim, kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e parë në Moldavi - TV-SHENJA

(VIDEO) Optimizëm dhe përqëndrim, kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e parë në Moldavi

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja duket se kanë hedhur pas shpine humbjen e pamerituar mbrëmjen e të premtes në Stamboll, teksa pasditen e djeshme udhëtuan drejt Moldavisë për ndeshjen e radhës eliminatore.

Gjatë paradites së sotme, trajneri italian i ka nxjerrë të gjithë në fushë për të kryer një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa në orën 19:30 do të kryhet edhe stërvitja e radhës, ku do të jepen detyrat finale për takimin.

Atmosfera në stërvitjen e kuqezinjve është dukur e qetë dhe mjaft optimiste, me futbollistët që duket se janë karikuar maksimalisht që të rikthehen menjëherë te fitorja, një sukses që në Stamboll ua mohoi vetëm fati.

#Kombëtarja 🔴⚫ ka kryer stërvitjen e paradites në Moldavi. Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e radhës, ndaj Moldavisë, e vlefshme për #EURO2020.#14Tetor Moldavi-SHQIPËRI ALB💪🇦🇱⚽ #NeJemiNjë

Gepostet von Federata Shqiptare E Futbollit am Sonntag, 13. Oktober 2019