` . (VIDEO) Nesër pritet të ngritet padi për rastin “Zhvatja” - TV-SHENJA

(VIDEO) Nesër pritet të ngritet padi për rastin “Zhvatja”

Kryeprokurori publik Lubomir Joveski zbulon se po hapet hetim i ri për “Zhvatjen” edhe ndaj 4 personave nga Aleanca Ndërkombëtare. Kurse hetimi ndaj tre të dyshuarëve aktual Bojan Jovanovski, Zoran Milevski Kiçeec dhe Katica Janeva ai tha se është në fund dhe gjatë ditës së nesërme pritet që prokurorja e lëndës Villma Ruskovska të shpall aktakuzë.

Lubomir Joveski, kryeprokurori publik: Hetimi është në fund, prokurorja Villma Ruskovska po punon në sjelljen e vendimit të prokurorisë dhe me sa jam i infomuar me siguri gjatë ditës së nesërme, do të ketë akuzë për këtë pjesë. E përsëris edhe njëherë se me këtë ne nuk e cilësojmë hetimin si të përfunduar. Prokuroria po punon në vërtetimin e fakteve dhe rrethanave edhe për 2-3 veprime, është bërë parahetim dhe gjatë ditës së sotme do të hapim hetim edhe për 4 persona”.

Më tej, Joveski sqaron se te hetimi i ri bëhet fjalë për tre vepra penale “Larje parash” , “Mashtrim” dhe “Ndihmes në mashtrim”. Ndërkaq ka të bëjë me pagesën e 720 000 eurove dhe për paratë e kompanisë strugane. Personat ndaj të cilëve do të filloj hetimi, prokurori tha se disa janë prej tyre që janë marrë në pyetje.

Lubomir Joveski, kryeprokurori publik: Bëhet fjalë për pjesën e pagesës së mjeteve të 720 000 eurove. Një pjesë e tyre janë marrë në pyetje dhe një pjesë e tyre nuk kanë qenë te Ruskovska, të njejtit do të dëshmojnë këto ditë. Veprat penale janë ‘Larje parash’ dhe ‘Mashtrim’ dhe ‘Ndihmes në mashtrim’”.

Boki 13 një ditë më parë duheshte që të japë deklaratë për Prokuorinë, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe u thirr ndihma e shpejtë, pas çka u dërgua në spitalin e qytetit “8 shtatori”. Pas trajtimit të mjekëve, Boki 13 u kthye përsëri në qelinë e tij në Shutkë.

Pas kërkesës për kontroll të dëshmive, ish kryeprokurorja e speciales Katica Janeva kishte të drejtë të jap dëshmi , mirëpo ajo nuk e shfrytëzoi këtë të drejtë dhe tanimë hetimi nga ana e prokurorisë do të mbyllet.

Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërkaq Milevski është në paraburgim shtëpiak.

Emine Ismaili /SHENJA/