` . (VIDEO) Nebi Hoxha pushton majën më të lartë të Evropës - TV-SHENJA

(VIDEO) Nebi Hoxha pushton majën më të lartë të Evropës

Shoqata Bjeshkatare Shkup shënoi sot suksesin e arritur nga ekspedita e realizuar me ngjitjen në majen më të lartë të që njëkohësisht është edhe maja më e lartë e Rusisë, përkatësisht mali Elbrus. Pjesë e kësaj ekspedite ishtin 18 anëtarë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Nebi Hoxha, i cili ishte njëri nga alpinistët që ishin pjesë e ekspeditës, tregoi për vështirsitë e kaluara gjatë pushtimit të majës së malit Elbrus duke përfshirë kalimin nëpër borë, shi dhe akullnaja.

Ne ora 02:00 të natës u nisëm drejt majes Elbrus e cila është 5642 m. Ngjitja ishte jashtzakonisht e vështirë, kushtet klimatike ishin të rënda, temperatura ishte -23 gradë, era fryente me mbi 50km/h. Në ato lartësi përqindja e oksigjenit ishte shumë e ulët. Mirëpo vullneti I forte, përgaditja fizike dhe morali na mundësoi që ne ta arrijmë majen Elbrus, deklaroi Nebi Hoxha.

Kryetari i shoqatës SHBE “SHKUPI”, Jashar Hirda, tha se qëllimi i kësaj shoqate është zhvillimi i bjeshkatarisë dhe alpinizmit në Maqedoni.

Ne si shoqatë jemi ndër më aktivët në Maqedoni dhe në rajon. Për këtë flasin edhe arritjet e shoqatës. Një ndër arritjet është edhe arritja e sotme, ku anëtari i shoqatës tonë Nebi Hoxha ka arritur ta pushtojë majen më të lartë dhe më të vështirë dhe më të rrezikshme të Evropës, tha Jashar Hirda.

Alpinistët u ndanë me shpresë se në të ardhmen do t’i pushtojnë edhe majat tjera më të larta të botës.

Medina Ajeti /SHENJA/

Nebi Hoxha pushton majën më të lartë të Evropës by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme