` . (VIDEO) Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për Fenerbahçen - TV-SHENJA

(VIDEO) Muriqi i pandalshëm, shënon dy gola për Fenerbahçen

Vedat Muriqi është i pandalshëm këtë sezon me Fenerbahçen, pasi sot shënoi 2 gola në fitoren 3:2 ndaj Kasimpasas, transmeton Shenja. Fillimisht Muriqi zhbllokoi shifrat në minutën e katërt duke realizuar saktë nga pikë e bardhë. Në minutën e 42-të Loret Sadiku preki një top me dorë në zonë, teksa arbitri pasi shikoi në VAR, akordoi penalti, teksa Muriqi sërish u tregua vendimtar nga pika e bardhë, duke shënuar golin e dytë për Fenerbahçen. Golin e tretë për Fenerin e shënoi Serdar Azizi.

Për Muriqin ky ishte goli i 7-të në Super Ligën Turke. /SHENJA/