` . (VIDEO) MPB: Orën policore e kanë shkel 104 persona, 76 janë arrestuar - TV-SHENJA

(VIDEO) MPB: Orën policore e kanë shkel 104 persona, 76 janë arrestuar

Dje nga ora 11:00 ka hyrë në fuqi ndalesa 42 orëve për qarkullim në mbarë vendin e cila do të zgjasë deri nesër në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë ditës së kaluar, ekipe të policisë në gjithë territorin e shtetit kanë kryer kontrolle për zbatimin e masave si ato për kufizim të qarkullimit, ashtu edhe të masave mbrojtëse, për izolim dhe vetëizolim. Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, ka njoftuar se MPB-ja ka regjistruar gjithsej 104 shkelje të orës policore, me çrast janë arrestuar 76 persona, ndërsa për të tjerët do të ngritët procedure adekuate.
Gjatë ditës së djeshme janë lëshuar edhe vendime të reja për izolim dhe deklarata për vetëizolim, ndërsa këtë masë e ka shkelur vetëm një person.
Naqe Çulev, MPB

“Ndërkohë në gjithë territorin e shtetit sipas të dhënave të policisë, 29 personave iu është dhënë vendim për izolim, derisa 13 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që janë në izolim dhe vetizolim, me çrast është evidentuar se vetëm një person nuk ka respektuar këtë masë dhe ndaj tij do të ndritët procedurë”

Për sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse, sipas raportit të MPB-së në territorin e gjithë shtetit janë kapur edhe 82 persona që nuk kanë mbajtur maskat mbrojtëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme 23 persona janë dërguar në karantinë shtetërorë.

Arben Zeqiri /SHENJA/