` . (VIDEO) Ministrat e Jashtëm diskutojnë për hapjen e negociatave - TV-SHENJA

(VIDEO) Ministrat e Jashtëm diskutojnë për hapjen e negociatave

Ministrat e Jashtëm të BE-së, diskutojnë sot mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme në Luksemburg, fillimin e negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, para se Këshilli i BE-së të marrë përfundimisht një vendim këtë të enjte. Shumica e vendeve anëtare janë pro hapjes së negociatave, por një grup i vendeve kanë akoma dilema të pazgjidhura rreth kësaj çështje, në mesin e të cilëve është edhe Franca.  Ministrja për Çështje Evropiane e Finlandës, Titi Tupurainen, sot para fillimit të kësaj mbledhje tha se, kryesimi i Finlandës me BE-në, është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga mbledhja e sotme presin sinjal për rajonin e Ballkanit Perëndimor, se çfarë do të bëj Evropa në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe ministri shtetëror për Evropën me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, ka deklaruar se e mbështesim fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë,

Mihael Rot, Ministri shtetëror për Evropën

“Kjo pozitë e jona është në bazë të votimit të Bundestagut gjerman. Bashkimi Evropian ndërmori obligime për paqe, stabilitet, demokraci dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kjo do të thotë se duhet t’i plotësojë premtimet e veta”.

Por, Franca vazhdon të insistoj se Evropa duhet të reformohet dhe procesi negociues duhet të reflektoj më shumë besueshmëri. Sekretarja shtetëror franceze për çështje evropiane, Ameli de Monshalan, deklaroi se në mbledhjen në Luksemburg, do të jetë me pozicionin për të mbrojtur veto. Ajo tha se do të flasin për dy dimensione – hapja e negociatave nga  një Evrope të përgatitur dhe reforma në procesin e negociatave.

Ameli de Monshalan, Sekretar shtetërore franceze për çështje evropiane

“Ai është një proces i gjatë dhe i frustruar për vendin i cili negocion dhe nuk krijon besueshmëri. Për këtë, kjo është një shansë e shkëlqyer të diskutojmë se si Evropa mund ta reformoj procedurën e përgjithshme për negociata dhe qasje. Bëhet fjalë për vet procesin i cili mund të jetë efikas dhe vet negociatat të kenë strukturë. Franca vlerëson se Evropa duhet të reformohet. Të gjitha vendet nga Ballkani kanë perspektivë evropiane dhe këtu nuk ka dyshime, por duhet të gjejmë mënyra kredibile me qëllim të krijohet besim edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët janë ata të cilët nuk janë të kënaqur”.

Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Bllok e përsëriti pozitën e vendit të tij se Maqedonia e Veriut është më e gatshme se Shqipëria për fillimin e negociatave me BE-në.

Stef Blok, Ministër i Jashtëm I Holandës

“Të dyja vendet u angazhuan fortë. Lidhur me Maqedoninë e Veriut mendojmë se duhet të ndërmerret edhe një hap i rëndësishëm, ndërsa ai është Ligji për prokurorinë publike. Nëse ky kusht plotësohet mendojmë se negociatat inkuadruese duhet të fillojnë. Lidhur me Shqipërinë, mendojmë se duhet të kryhet edhe shumë punë dhe se akoma nuk është e gatshme për fillimin e negociatave”.

I pyetur nëse Ligji për prokurorinë publike është kusht për fillimin e negociatave, Bllok nuk dha përgjigje të saktë. Tha se për çdo rast një ligj i tillë duhet implementuar, pasi qeverisja e së drejtës është kriter kyç për inkuadrimin në BE.

Teuta Buçi /SHENJA/