` . (VIDEO) Milloshoski pyet Zaevin: Në çfarë cilësie kontakton me avokatin e Janevës - TV-SHENJA

(VIDEO) Milloshoski pyet Zaevin: Në çfarë cilësie kontakton me avokatin e Janevës

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se do të sigurojnë shumicën e nevojshme, për sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike. Më tej ai lë të kuptohet se ka mundësi që të shtyhen afatet kohore për sjelljen e ligjit, për faktin se tashmë lëndët po transferohen nga PSP-ja, në Prokurorinë Themelore.

Zoran Zaev

“Fillojmë me dëshmi të shkruara, do t’i njoftoj ministrja e Drejtësisë. Mbrëmë kemi punuar diku deri në orën 2, që të vendoset e gjithë ajo në letër, sot shërbimet po e shohin, se është gjithçka në rregull. Dalë nga dalë do e lëshojmë atë në bisedime me partitë politike, duke tentuar që të gjejmë zgjidhje, ku më së paku me dy të tretat, dhashtë Zoti me konsenzus siç shpresojmë, të gjejmë formulim të drejtë”.
Kryeministri Zaev mes tjerash edhe demanton pohimin nga ana e deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoskit, që Zaev në takim tu ketë thënë se kryeprokurorja e speciales Katica Janeva, e cila është në paraburgim, për 10 ditë, do të lëshohet në paraburgim shtëpiak. Ai shprehet se kjo deklaratë është gënjeshtër dhe e pandershme nga ana e folësit, miëpo siç tha, do e lejë në nderin e Milloshovskit.

Zoran Zaev

“Ashpër i demantoj gënjeshtrat e këtilla edhe atë gënjeshtra me bisht. Në takimin e liderëve kur u hap debati pse bisedohet kur ja lëndët kalojnë tek prokurori publik, komenti im ishte se nga Irena Fërçkovska jam informuar se është logjike Katica Janeva të kërkojë ti dorëzojë lëndët për shkak të përgjegjësisë dhe me siguri të kërkojë masa lehtësuese në hetime, për ndikim mbi dëshmitarët, për mosndikim mbi lëndët dhe ky është komenti që të vazhdojmë të negocjojmë. Për kështu dikush ta keqpërdor atë me gënjeshtra është e pandershme ndaj procesit, e pandershme ndaj opinionit dhe le të mbetet në nderin e Antonio Milloshoskit”.
Pas deklaratës, së  Zaevit, reagoi menjëherë edhe Milloshovski. Ai përmes një statusi në facebook, shkruan se është mirë që kryeministri e pranon se ka qenë në kontakt me avkaten e Janevës, por i drejton pyetje at, se në çfarë cilësie e ka bërë këtë.
Antonio Milloshovski

“Së pari, në çfarë cilësi e kryeministri i shtetit, i cili nuk shtë as avokat, as gjykatës, gjatë skandalit më të madh të drejtësisë në historinë e Maqedonisë, është në konktakt pkiërisht me avokaten e të akuzuarës për zhvatje dhe përse me atë kanë biseduar për masat për sigurim të paraburgimit dhe paraburgimit shtëpiak për Katica Janevën”.

Një ditë pas takimit të liderëve, i cili edhe pas shumë orës bisedimesh, rezultoi i pasuksesshëm, Milloshovski kishte shkruar se Zaev ka qenë ai që u ka dhënë informacion se Janeva për një afat kohor 10 ditor nga paraburgimi, do të zhvendoset në paraburgim shtëpiak.

Arben Zeqiri /SHENJA/