` . (Video) Milani fiton derbin ndaj Interit - TV-SHENJA

(Video) Milani fiton derbin ndaj Interit

Milanit ka fituar derbin e madh të Serisë A, duke e mposhtur Interin, me rezultat të thellë, 3:0.

Ndonëse rezultati është bindës për kuqezinjtë, edhe futbollistët zikaltër patën rastet e tyre dhe ishin shumë herë afër golit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1:0, me golin e qendërmbrojtësit Alex. Interi pati mundësi për të barazuar nga pika e bardhë në pjesën e dytë, por Icardi goditi shtyllën. Në anën tjetër sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca shënoi për  2:0 në minutën e 73-të.

Pesë minuta më vonë, pas gabimit të Davide Santon, kuqezinjët shënuan edhe golin e tretë, përmes sulmuesit, Mbaye Niang.

Postime të Ngjajshme