` . (VIDEO) Milani e pëson keq nga Genoa - TV-SHENJA

(VIDEO) Milani e pëson keq nga Genoa

Genoa ka ulur me këmbë në tokë Milanin, duke i ndërprerë serinë prej tre fitoreve. Ndeshja e zhvilluar në ‘Luigi Ferraris’, u ka takuar vendasve, me rezultat 3:0.

Nikovic në minutën e 11’, kaloi Genoan në epërsi, pas një topi të pranuar nga Rincon.

Për Milanin u vështirësuan punët kur Paletta në minutën e 56’, u ndëshkua me karton të kuq.
Me një lojtar me tepër në terren, për Genoan tani gjërat ishin me të lehta, dhe këtë e shfrytëzoi duke shënuar edhe dy gola të tjerë.

Kucka me një autogol në minutën e 80’ dhe Pavoletti me një gol në minutën e 86’, vulosën fatin e këtij takimi. Milani edhe pas kësaj humbje, mbetet në pozitën e tretë me 19 pikë, ndërsa Genoa me 15 pikë në vendin e shtatë.


All Goals HD – Genoa 3-0 AC Milan – 25-10-2016 by FootballLiveGoals

Postime të Ngjajshme