` . (VIDEO) Marin Jurina, njeriu gol te FC Shkupi - TV-SHENJA

(VIDEO) Marin Jurina, njeriu gol te FC Shkupi

FC Shkupi një kohë të gjatë nuk kishte një të tillë në radhët e veta, i mungonte moti kohë njeriu gol, sulmues tipik që pranë portës çdo herë ja del dhe finalizon. Por këtë verë në Çair u zyrtarizua ai i duhuri, ai që kërkohej për të tundur rrjetat kundërshtare dhe deri tani është dëshmuar. Marin Jurina është bërë emri më dashur nga publiku shkupjan dhe futbollisti i momentit në elitën e futbollit vendor. I ardhur në formë huazimi nga Çeliku i Bosnjës te Shkupi dhe pa u kryer ende gjysmësezoni i parë, ai ka gjetur plot 11-të herë golin, ku 7 herë ka shënuar në kampionat nga 11 ndeshje të zhvilluara, 3 në Kupë dhe 1 në Liga Europa kundër Pjunikut.

Marin Jurina, futbollist i Shkupit
“Po sigurisht është diçka e veçant kur shënon 11 gola për skuadrën tënde. Çdo gol më jep edhe më shumë motiv për punuar dhe të rritem edhe më shumë dhe unë mendojë që mos të ndalem në këto 11 gola, por të vazhdojë me këtë rritëm dhe të shënojë ende gola deri në fund të sezonit”.

Jurina ishte vendimtar në shumë ndeshje, por nga 7 golat e realizuar në kampionat, futbollisti boshnjak i veçon finalizimet ndaj Shkëndijës.

 

Sinkron: Marin Jurina, futbollist i Shkupit
“Për mua si sulmues nuk ka rëndësi se çfarë goli shënojë. E rëndësishme është që të shënojë gol. Por nëse më mbetet detyrimisht mua të vendos, golat ndaj Shkëndijës ishin më të veçant nga këto që kam shënuar”.

Për një kohë të shkurtë, Jurina është bërë futbollisti më i dashur tek tifozeria e Çairit. Tashmë shpresën për të shënuar gol Shkupi e shohin vetëm tek ai.

Marin Jurina, futbollist i Shkupit
“Unë jam i lumtur që tifozët janë të kënaqur me lojën time. Shpresojë të vazhdojë kështu të luajë edhe në të ardhmen dhe nëse kemi shëndet të shënojë edhe gola. 
Unë asnjëherë nuk premtojë që do të shënojë gol. Unë gjithmonë dua të jap maksimumin nga vetja ime, të jap më mirën në fushë, të marrim rezultatin më të mira për ekipin, ndërsa aspektin personal çdo herë e kam në rend të dytë”.

Sulmuesi më në formë i bardhebluve, për mikrofonin e televizionit Shenja zbulon tre ekipet që i sheh si konkurent të fortë në elitë.
Marin Jurina, futbollist i Shkupit
“Ka ekipe kualitative. Është Vardari, Akademia Pandevi, Shkëndija. Ndërkohë për irea qenë përballja më e vështirë kundër Akademia Pandevit, kanë një ekip me futbollist të organizuar dhe mbrojtje të ire, ku statistikat edhe tregojnë se kanë të pranuar vetëm 3 gola. Por edhe Vardari është ekip e vështirë për tu mundur dhe nuk janë rastësisht të parët në tabelë”.

Pas 12 xhirove, Shkupi vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë të tabelës në kampionat, ndërsa falë golit të Jurinës në ndeshjen e dytë me Sileksin u kualifikua edhe në çerekfinale të Kupës. Por sulmuesi i Shkupit nuk premton as titullin e as Kupën, pasi sipas tij është ende herët për të përcaktuar.

Marin Jurina, futbollist i Shkupit
“Kampionati ka ende për tu luajtur dhe nuk mund të llogarisim se ku mund të përfundojmë. Do të mundohemi të bëjmë rezultate të mira në çdo ndeshje, gjithashtu edhe në Kupë jemi kualifikuar më tej dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, ne do të kërkojmë rezultatet më të mira deri në fund”.

Për Jurinën nuk ndarje brenda grupit bardheblu, pasi të gjithë funksionojnë si një familje. Ai shpreson se në fund do ta arrijnë objektivin që është Europa.

Marin Jurina, futbollist i Shkupit
“Kohën e lirë më shumë e shfrytëzojë për të pushuar. Sa i përket shokëve në skuadër, nuk do ishte korrekt nga ana ime të përzgjedh një prej tyre, pasi të gjithë jemi një së bashku për ekipin. Unë shpresojë si ekip, nëse shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe të arrijmë rezultate të mira dhe në fund të arrijmë objektivinë tonë që është Europa”. 

Azizi Sahiti /SHENJA/