` . (VIDEO) Maqedonia u rikthehet sukseseve, pritet ngritje në FIFA! - TV-SHENJA

(VIDEO) Maqedonia u rikthehet sukseseve, pritet ngritje në FIFA!

Serisë negative të përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë si duket i ka ardhur fundi. Pas gjithë ecurisë së keqe dhe humbjeve të pa fat periudhën e kaluar, Maqedonia më në fund ka arritur të lidh dy fitore të njëpasnjëshme qëe bën pas më shumë se tre viteve, duke arritur që fillimisht të koleksionoj tre pikë në takimin kualifikues me Lihteshtejnin të premten e kaluar, ndërsa të martën fitoi bindshëm kontrolluesen me Bjellurusinë e pozicionuar rreth 100 vende më lart se Maqedonia në rang listën e FIFA-s. Dy fitore brenda katër ditëve me nga 3 gola të shënuar dhe asnjë të pranuar, sigurisht që kanë ngritur disponimin në taborin përfaqësues, ndërsa kjo ecuri do të përmirësoj edhe pozitën në rang listën e FIFA-s, ku sipas disa llogarive Maqedonia pritet të ngritetrreth30 vende më lart.

“Ka qenë çështje e kohës që duhet të vinë edhe rezultatet. Kuptohet që kur janë ndeshjet kualifikuese neve na duhen grumbullimi i pikëve që të renditemi sa më mirë në tabelë, kurse çdo lojë tjetër që fitohet edhe ato miqësore do të kontribuojnë për rritjen e rejtingut në rang listën e FIFA-s”, tha zëvendës-trajneri i Maqedonisë, Visar Ganiu.
Rikthimi në rrugën e fitoreve vjen paralel me emërimin e Ganiut në postin e ndihmës-trajnerit në ekipin përfaqësues të Maqedonisë, ku ky i fundit zëvendësoi Argjent Beqirin që kalon në Këshillin Drejtues të FFM-së.

“Po kuptohet është me të vërtet kënaqësi e madhe, kur starton dhe je ndihmës seleksionues. Gjatë kohë kishte mungesë të këtyre rezultateve. E dimë se Maqedonia 7 vite nuk kishte fituar jasht si mysafir,  ne arritëm Lihteshtejnin ta fitojmë dhe 4 vite kishim që nuk kemi shënuar 2 fitore radhazi. Kshtu që me të vërtet është një kënaqësi e madhe, ndoshta sepse edhe unë jam pjesë e këtij suksesi apo fat u kam sjellë. Por thash edhe më herët edhe para ardhjes sime Maqedonia ka shfaqur cilësi dhe kualitet dhe ka qenë çështje kohe kur të presim edhe rezultate“, theksoi Ganiu.

Në këtë mënyrë duket se përfaqësuesja e Maqedonisë gjen rrugën e duhur që paralajmëron të ardhme më të mirë. Niveli pritet të ngritet edhe më shumë kur stafi teknik do të ketë në dispozicion gjithë futbollistët në të cilët llogarit, pasi këtë periudhë rregullisht nuk kanë mundur të përfshihen lojtarë që kanë patur angazhime edhe te shpresat e vendit që do të luajnë në Kampionatin Evropian për të rinjtë.

Aziz Sahiti /SHENJA/

 


MAQEDONIA RIGJEN SUKSESET, PRITET NGRITJE NE FIFA by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme