` . (VIDEO) Maqedonia në fund të listës të shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushime – TV-SHENJA

(VIDEO) Maqedonia në fund të listës të shteteve ku qytetarët nuk kanë para për pushime

Sipas studimit të Agjensisë Evropiane për Statistika “Eurostat”, Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk mund t’ia mundësojnë vetes një javë pushim. Pothuajse dy të tretat e qytetarëve, apo 65.3%, nuk mund kanë mundësi për pushime.

Edhe shumë qytetarë të anketuar nga Televizioni SHENJA shprehen se këtë vit nuk do të mund që të rezervojnë disa ditë pushime.

Qytetare:

Jo. Përse? Kështu kemi vendosur për këtë vit.

Qytetare:

Jo, nuk e di përse.

Ndërsa, ka edhe prej qytetarëve që e kanë planifikuar të bëjnë pushime, por në fund të sezonit, duke u arsyetuar se në atë periudhë çmimet janë më të mira.

Qytetar:

Çfarë të them unë tani. Do të shkojmë, por në shtator, kur do të jetë më lirë.

Qytetare:

Po, do të shkoj. Ku? Në Turqi.

Qytetar:

Po, në gusht. Në Prespë.

Të dhënat thonë se shitja e aranzhmaneve që i ofrojnë agjencitë turistike është e ngjashme sikur edhe vitin e kaluar. Më së shumti kërkohen kapacitetet akomoduese  në Greqinë fqinje, por këtë vit është rritur interesi edhe për Turqinë ku ofrohen pako  me transport me aeroplan dhe akomodim hotelierik.

Ndërkohë, të dhënat e Eurostatit tregojnë se situata e njëjtë është edhe në Serbi, kur rreth 62.8% e qytetarëve nuk mund t’ia vetes një javë pushim.

Sipas studimit, gjendje më të mirë kanë vendet skandinave dhe Zvicra, ku vetëm rreth 8 përqind të popullatës nuk mund të bëjnë pushime vjetore.

Nga anëtaret e BE-së, gjendjen më të keqe e ka Rumania, ku dy e treta e popullatës nuk mund të mundësojë pushim vjetor, kurse pas Rumanisë vjen Kroacia me 61.2%.

Emine Ismaili /SHENJA/