` . (VIDEO) Maqedonasit djegin flamurin e BE-së – TV-SHENJA

(VIDEO) Maqedonasit djegin flamurin e BE-së

Në protestat e sotme para Kuvendin kundër Ligjit të gjuhëve, protestuesit veç thirrjeve kundër Qeverisë, në shenjë proteste i vunë flakën flamurit të BE-së, raporton SHENJA.

“Maqedonia patjetër të ekzistojë”, “identiteti nuk është në shitje”, “Nëse pushteti nuk dëgjon, populli s’do ketë qetësi”, “Nëse s’ka qetësi, do ketë luftë”, janë këta disa nga parullat në protestat e sotme para Kvendit.