` . (VIDEO) “Logos-A” promovon librin “Arti Islam” në dy gjuhë – TV-SHENJA

(VIDEO) “Logos-A” promovon librin “Arti Islam” në dy gjuhë

Në kuadër të Panairit të Librit, Shtëpia Botuese Logos-A promovoi librin “Arti i Islamit” nga mendimtari dhe prijëtari i kësaj fushe Titus Burhart. Në këtë libër, ai nxjerrë në pah parimet themelore të artit islam. Libri është promovuar në dy gjuhë, shqipe dhe maqedonase,të përkthyer nga Vehap Kola dhe Urim Poshka. Promotorë të këtijë libri ishin filozofi i njohur Ferid Muhiq dhe profesori i filozofisë së artit Metin Izet. Filozofi Muhiq tregon një detaj interesant rreth Artit në Islam.

Ferid Muhiq, filozof
“Burhard, tregon substancën e relacionit të artit, në fakt e mban dhe ilustron detalisht gjithçka duke filluar nga Qabja e cila është qendra e botës islame. Kah ajo janë të kthyer të gjithë muslimanët kur luten dhe të gjitha xhamitë dhe ajo është vetëm se një concept, principi i qendrës, fryma e qendrës, të kthyerit rreth kësaj qendre dhe energjia që nga ajo qendër reflekton mbi gjithçka”.

Profesori i filozofisë së artit Metin Izeti tha se Burhard në libër vë në pah se substanca e artit është bukuria. Madje ai tregoi se pse është i rëndësishëm ky libër në bibliotekat tuaja.

Metin Izeti, profesor i filozofisë së artit
“Vepra, Arti i Islamit është një doracak i domosdoshëm për çdo person i cili ka dëshirë që të merret me art. E dini pse? Përshkak se në një periudhë të caktuar, unë e kam këtë përvojë edhe me studentët , kemi qenë të margjinalizuar prej artit të lindjes dhe jemi bart në koncept të artit perendimorë i cili kryesisht është i përqëndruar në formë”.

Në këtë promovim pos shumë profesorëve, qytetarëve dhe fytyrave publike i pranishëm ishte edhe ambasadori i Sllovenisë në vend.

Hava Tahiri /SHENJA/