` . (VIDEO) Ligji për Matkën, i merren kompetencat komunës së Sarajit - TV-SHENJA

(VIDEO) Ligji për Matkën, i merren kompetencat komunës së Sarajit

Me ligjin e ri për kanjonin e Matkës i cili është në përpilim e sipër, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se insiston që ti merren kompetencat edhe atij, por edhe kryetarit të Komunës së Sarajit i cili posedon aktualisht këto kompetenca. Shilegov thotë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kështu fati i kësaj qendre turistike nuk do të lihet në vullnetin subjektiv të kryetarëve të komunave.
Petre Shilegov, kryetar i Sarajit
“Po, e punojmë në bashkëpunim me Komunën ë Sarajit, me UNDP me ministrinë e ambientit jetësor rreth kompetencave që diçka unë insistoj dhe ajo është që të përgatisim zgjidhje ligjore që nuk do të mvaret nga vullneti subjektiv as i qytetit të Shkupit, as kryetarit të Komunës së Sarajit, por të formojmë një institucion që do të kujdeset për mirëmbajtjen e Matkës. Vetëm këtu e kërkojmë zgjidhjen adekuate dhe mendoj se do të arrijmë ti tejkalojmë ato problem”
Shilegov përsëriti akuzat se në kanjonin e Matkës ka tërbim urban dhe i kërkoi kreut të Sarajit, Blerm Bexheti që të përmbushë premtimet dhe kompetencat që i ka me ligj për të shpëtuar Matkën. Ai personalisht tha se nuk sheh raporte të acaruara me Blerim Bexhetin dhe e konsideron si mik dhe bashkëpunëtor, ndërsa prej tij kërkoi që ti lënë anash sedrat dhe inatet e ndërsjella
Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit
“Unë nuk mendoj se është presion nga ana ime apo kushdoqoftë, nëse kërkojmë që të ndërpritet tërbimi urban në kanjonin e Matkës. Ajo është diçka që si kompetencë e ka kryetari I Komunës së Sarajit. Pritjet e mia edhe gjatë pranverës edhe tani janë se vërtetë do të angazhohet që ti përmbushë ato kompetenca sepse Matka si e tillë është pasuri e gjithë shtetit, qytetit, gjithë komunës dhe popullatës lokale që atje ekziston. Duhet ti heqim anash sedrat, inatet dhe duhet të punojmë për interesat e vërteta të qytetarëve”
Këto komente vijnë vetëm pak pasi antikorrupsioni paralajmëroi hetime për rastin “Matka”, ndërsa kreu I Sarajit, Blerim Bexheti ju kundërpërgjigj ashpër edhe Shilegovit edhe Zoran Zaevit, duke e akuzuar madje këtë të fundit për hakmarrje pasi kishte refuzuar kërkesën e tij për të intervenuar në emërimin e një kryetari të gjykatës.

Arben Zeqiri /SHENJA/