` . (VIDEO) Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen e kazinove - TV-SHENJA

(VIDEO) Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen e kazinove

Lëvizja Antibixhoz kërkon nga partitë që mbyllja e lojërave të fatit të jetë kusht i qeverisë së ardhshme.  Jushi Emurllai nga kjo lëvizje, deklaroi që qëndrimi i tyre është I prerë dhe doemos duhet t’i jepet fund kësaj situate, sepse sipas tyre vendi është shndërruar në një kazino të madhe duke I degraduar familjet shqiptare.

JUSHI EMRULLAI, NGA LËVIZJA ANTIBIXHOZ

Ne nga lëvizja antibixhoz, ju informojmë juve dhe qytetarëve, sepse për shkak të virusit COVID-19  dhe pandemisë botërore, nuk do ta bllokojmë autostradën Tetovë-Shkup, tek pikëpagesa në fshatin Zhelinë. Siç premtuam me të vetmin qëllim që të ju mbrojmë juve dhe lëvizjen antibixhoz nga situata e palakmueshme.  Ne ju drejtohemi subjekteve politike që premtojnë mjaltë dhe qumësht ndërsa nga ana tjetër gjendja flet diçka tjetër ,pasi ata janë fajtor sepse shtetin e shndërruan në një kazino të madhe duke I degraduar familjet tona.

Emrullai më tej shtoi se si pasojë e vrasjes së dy të rinjve në një kazino të Shkupit, kanë ndryshuar tashmë kërkesën e mëparshme e cila ishte zhvendosja e kazinove 3 km larg vendbanimeve, sespe kjo eksperience e hidhur ka dëshmuar dëmet nga lojrat e fatit.

 JUSHI EMRULLAI, NGA LËVIZJA ANTIBIXHOZ

Kërkesa e dalur nga protesta e qytetareve ishte 3 km larg vendbanimeve, por momenti I vrasjes se dy te rinjve ne një kazino ne Vizbeg të Shkupit, është një dëshmi që ne ta ndryshojmë kërkesën tone të deritanishme. Lëvizja antibixhoz kërkon mbyllje me çdo kusht të të gjitha objekteve të lojërave të fatit, kërkojmë të deklaroheni dhe të veproni deri në arritje të situatës si në Shqipëri dhe Kosovë.

Nga lëvizja Antibixhoz kërkuan që të jenë pjesë e debateve televizive me përfaqësuesit e subjekteve politike në mënyrë që ti parashtrojmë kërkesat e tyre drejtpërdrejtë.

Medina Ajeti /SHENJA/