` . (VIDEO) Kryetari i KSHZ-së: Njësia e gjashtë devalvon votën - TV-SHENJA

(VIDEO) Kryetari i KSHZ-së: Njësia e gjashtë devalvon votën

Komisioni Shtetëror Zgjedhore ka alarmuar se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në kufijtë aktual të njësive zgjedhore, ku njësia e gjashtë ka tejkaluar limitin e lejuar prej plus pesë për qind, cenon barazinë e votës së qytetarëve në mbarë vendit. Kreu i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski, tha se i mbetet Kuvendit që sa më shpejtë të zgjidhë këtë çështje.

“I mbetet Kuvendit në mënyrë adekuate ta adresojë këtë çështje. Kalimi i kufirit prej plus minus 5 përqind definitivisht e vë në pikëpyetje të drejtën e barazisë së votës së gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Çiçakovski.

Ai këto komente i bëri gjatë një konferencë të përbashkët për mediat që mbajti me kreun e Agjencionit të Mediave, Zoran Trajçevski, para takimit që mbajtën sot anëtarët e dy institucioneve, mjaft të rëndësishme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Takimi ka për qëllim afirmimin e memorandumit të nënshkruar që në muajin prill mes KSHZ-së dhe Agjencionit për media, si dhe targetimin e pikave në të cilat do të thellohet bashkëpunimi mes tyre.

“Bashkëpunimi do të jetë ui patjetërsueshëm, ndihma gjithashtu dhe do të japim maksimumin edhe si agjencion edhe si KSHZ që të mos jem, i pengesë për realizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, por përkundrazi të jemi një nga akterët që do të kontribuojnë të krijohen kushte dhe ambient për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike”, kryetari i Agjencionit për Media, Zoran Trajçevski.

Trajçevski tha se Agjencioni për media tashmë ka filluar monitorimin e punës së mediave në vend duke shtuar se raporti për 10 ditëshin e parë do të jetë gati të dielën. Ky raport do ti dorëzohet ad hok komisionit i cili do tëvendosë nëse janë të nevojshme të merren masa adekuate për mediat.

Arben Zeqiri /SHENJA/


Kryetari i KSHZ-së: Njësia e gjashtë devalvon… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme