` . (VIDEO) "Kroacia dhe Maqedonia e Veriut kanë pranuar vlerat evropiane" - TV-SHENJA

(VIDEO) “Kroacia dhe Maqedonia e Veriut kanë pranuar vlerat evropiane”

Ne jemi model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale të barabartë për të gjithë. Kështu u shpreh kryeministri teknik Oliver Spasovski në konferencën e bashkësisë kroate në Maqedoninë e Veriut. Spasovski nënvizoi se dallimet e shoqërisë llogariten si përparësi dhe do të shfrytëzohen në mënyrë pozitive.

Oliver Spasovski, Kryeministër teknik
Kroacia si anëtare e BE-së, dhe Maqedonia e Veriut si kandidate për anëtarësim një hap para fillimit të negociatave me BE-në, i kanë pranuar vlerat evropiane për respektim, solidaritet dhe mos bërjen e dallimeve mes pjesëtarëve të bashkësive etnike të ndryshme. Këto janë themelet për mirëkuptim ndërkulturor dhe me të cilat dëshmojmë se mund të bëhemi model për shoqëri të suksesshme dhe funksionale të barabartë për të gjithë.”

Spasovski foli për strategjinë nacionale për zhvillimin e konceptit “Shoqëri e barabartë për të gjithë”, duke nënvizuar se në strategji janë përfshirë sugjerimet për përforcim të shoqërisë qytetare, pa dallime sociale, etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore.

Këto komente u bënë gjatë fjalimit të Spasovskit në konferencën “Statusi dhe pozita e pakicave kombëtare në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Ajnur Bafqari /SHENJA/