` . (VIDEO) Kredi pa kamatë për kompanitë e prekura nga koronavirusi - TV-SHENJA

(VIDEO) Kredi pa kamatë për kompanitë e prekura nga koronavirusi

Përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve me kartela pagesore dhe vauçer, në pakon e tretë ekonomike Qeveria ka paraparë edhe mbështetje financiare për kompanitë vendore, sektorin e bujqësisë dhe atë të blegtorisë. Kjo pako e masave përmban  kredi pa kamatë për kompanitë që përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 31 milion euro do të jenë për mbështetje të grave, të rinjve dhe digjitalizim të biznesit. Kjo linjë kreditore pa kamatë do të jetë e kapshme për të gjitha kompanitë dhe mikro dhe të vogla dhe e njëjta do të ofrojë edhe 30% grand mjete të pakthyeshme për ata kompani që janë të themeluara ose drejtuara nga gra, ose punësojnë të rinj, janë të orientuar në eksport ose instalojnë novacion dhe digjitalizim në punën e tyre.
Oliver Spasovski
“25 milion euro të reja për sektorin privat, për tregje të reja, konkurrencë dhe modernizim. Në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare me 25 milion euro përmes programit për forcimin e konkurrencës në industri, u ndihmojmë kompanive të sigurojnë tregje të reja rritje të konkurrencës si dhe modernizim të proceseve. Platformë digjitale për tregje të reja për kompanitë e tekstilit. Me mbështetje financiare prej 1 milion euro do tu ndihmojmë këtyre industrive të krijojnë platformë në të cilën do të mund ti plasojnë prodhimet e tyre në tregje të reja. Mbështetje për zhvillim të produkteve dhe shërbimeve start ap vendore përmes Fiter”
1.6 milion euro tw tjera do të ndahen për zhvillim të shërbimeve dhe produkteve inovative si dhe transformim të fshatit turistik maqedonas në Nerez, në fshatin maqedonas start up me çka kryeministri Spasovski tha se drejtpërdrejtë do të stimulojmë biznese të reja vetanake. Pakoja e tretë financiare parasheh edhe ndihmë financiare prej 245 mijë euro me të cilat do tu ndihmohet kompanive përmes subvencionimit të 50% nga shpenzimet për organizim të ngjarjeve, trajnimeve dhe konferencave në vlerë maksimale prej 30 mijë denarë.

Oliver Spasovski

“Arrijmë deri te shtylla e tretë që parasheh mbështetje të drejtpërdrejtë për bujqit për të ardhura të reja nga toka e pjellore maqedonase. Me pakon e re në bujqësi investojmë 76.1 milion euro. Masa e parë në këtë pjesë është mbështetje në sektorin agrar prej 5 miljon euro përmes Bankës zhvillimore. Me 5 miljon euro i mbështesim kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme që kryejnë prodhim primar, përpunim dhe eksport të produkteve primare dhe të përpunuara bujqësore.  Pason kartela pagesore për subvencionim prej 50% të naftës së gjelbërt për bujqit. Pas subvencionimit vitin e kaluar prej 30% me këtë mase e rrisim subvencimin e shpenzimit të naftës së gjelbërt në 50%. Kjo masë do të përfshijë 50 mijë bujq ndërsa vlera është 4.6 milion euro”
Qeveria do të ofrojë partneritete privato publike në vreshtari dhe sektorin e duhanit me mbështetje të modernizimit dhe vendosjes në funksion të kapaciteteve për prodhim të rushit dhe duhanit me qëllim zhvillim edhe më të madh të mëtejshëm të vreshtarisë dhe duhanit si degë të bujqësisë që gjithnjë e më shumë eksportojnë. Pakoja ekonomike ofron huazim afatgjatë të kullotave me çka blektorët do të kenë në dispozicion rreth 500 mijë hektarë kullota për kullotjen e bagëtisë. Gjithashtu do të ofrohet edhe  huazim I gjithë tokës bujqësore si dhe inkurajim të prodhimit bujqësor vendor, por edhe investime të reja në sektorin e bujqësisë. Nga kjo masë Qeveria pret të arrihen të ardhura në vlerë prej 250 miljon euro në tre vitet e ardhshme dhe konkurrencë më të madhe në bujqësinë maqedonase.

Oliver Spasovski

“Vendosim program për financim të mikro kompanive bujqësore. Me 3 milion euro do të mundësojmë financim për  start ap verari dhe ferma familjare që do të kenë në dispozicion grande në vlerë deri 10 milion euro për pajisje për përpunim por edhe për marketing të produkteve  bimore, të qumështit dhe të mishit. Masa për modernizim të bujqësisë. Me këtë masë përmes kredisë nga Banka botërore prej 50 milion euro, do të mundësojmë modernizim të bujqësisë, me qëllim rritjen e konkurrencës dhe fitimit”

Kryeministri Oliver Spasovski, tha se dy pakot e para ekonomike kishin për qëllim shpëtimin e kompanive dhe vendeve të reja të punës, ndërsa pakoja e tretë ka për qëllim revitalizimin dhe zhvillimin ekonomik, standardit jetësor dhe kompanive vendore.

Arben Zeqiri /SHENJA/