` . (VIDEO) Kovid 19, Komisioni Evropian ndan 38 milionë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor - TV-SHENJA

(VIDEO) Kovid 19, Komisioni Evropian ndan 38 milionë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor

Komisioni 
Evropian paralajmëroi se janë dorëzuar 38 milionë euro ndihmë për Ballkanin
Perëndimor për ballafaqim me krizën shëndetësore dhe rialokim të 374
milion eurove  për ndihmë në ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike.

Eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji porositi se
BE-ja gjithmonë do të jetë këtu për Ballkanin Perëndimor.

OLIVER
VARHEJI, EUROKOMISAR PËR ZGJERIM

“Do t’u ndihmojmë partnerëve
tanë t’i mbulojnë nevojat e sistemeve shëndetësore dhe për promovim të masave
afatgjatë për zbutje të pasojave socio-ekonomike të krizës me koronavirusin
dhe  mbëshetje për ndërmarrjet  e vogla dhe të mesme në rajon”.

Komisioni
Evropian thotë se në kërkesë të vendeve nga rajoni do t’i mbështesë kërkesat më
urgjente  në lidhje me pajisjen mjekësore dhe mbrojtëse.

KOMISIONI
EVROPIAN

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin  nga katër milion
euro, BeH  shtatë milion euro, Mali i Zi  tre milion, Kosova pesë,
ndërsa 15 milionë euro janë destinuar për Serbinë, ku dëmi tani për tani është
më i madh”.

Brukseli
do t’i përfshijë  vendet e rajonit edhe në iniciativat e BE-së si skema të
përbashkëta për furnizimet publike për pajisje mbrojtëse, për shembull si
përshpejtimi i projektit me Qendrën evropiane për kontroll dhe ballafaqim të
sëmundjeve. Ky projekt kryesisht është dashur të fillojë në vitin 2021 dhe ka
të bëjë  me rritjen e kapaciteteve për kontroll të sëmundjeve ngjitëse,
përmirësimi i aftësive të ndihmës së shpejtë mjekësore si dhe zhvillimi i
laboratorive mikrobiologjike publike. Mjetet tjera vijnë nga instrumenti
parainkuadrues i njohur si “IPA Fondet”, prej ku do të rikahëzohen 62 milionë
euro për Maqedoninë e Veriut për zbutje të pasojave ekonomike nga kriza, rritja
e mbrojtjes sociale, mbështetja për sektorin privat dhe   përforcim i
shëndetësisë publike. Me këtë ndihma e tërësishme për vendin tonë arrin 66
milion euro. Serbia do të marrë 78,4 milionë euro, Shqipëria 46,7, Bosnja 73,5,
Mali i Zi 50 milion, ndërsa Kosova do të marrë 63 milionë euro.

Arben Zeqiri /SHENJA/