` . (VIDEO) Kompania A1 prezanton platformën “Digjitalizo biznesin tënd, ndërto të ardhmen” - TV-SHENJA

(VIDEO) Kompania A1 prezanton platformën “Digjitalizo biznesin tënd, ndërto të ardhmen”

Bashkësisë së biznesit  të vendit tonë ju prezantuan trendet e fundit të industrisë së digjitalizimit dhe oferta e A1 Maqedoni për platformën e digjitalizimit. Në konferencën me temë “Digjitalizo biznesin tënd. Ndërto të ardhmen. Përvojat evropiane në Maqedoninë e Veriut”, të organizuar nga A1, drejtori i përgjithshëm i saj Misllav Galler u shpreh se për t’u bërë konkurrent në treg nevojiten ndryshime dhe ndryshimi që duhet të bëhet ka të bëjë me platformën e dixhitalizmit.

Misllav Galler, drejtor gjeneral i A1

“Ajo nënkupton një ndryshim të nevojshëm. Nënkupton atë që ju duhet  të ndryshoni aq shpejtë  nëse dëshironi të jeni përballë standardeve evropiane. Në princip do të thotë një platformë, pra ndyshim i modelit ekzistues, atë që ne e kemi paralajmëruar është se flet për shoqërinë e biznesit. Për të qenë konkurrentë, duhet të ndryshuar mënyra e funksionimit”.

Kurse drejtoresha e përgjithshme e A1 digjital, Elizabeta Kastaloni tha se me qenë se procesi i digjitalizimit është duke ndodhur ndërkombëtarisht, këtë mundësi duhet ta shfrytëzojnë edhe bashkësia e biznesit vendas.

Elizabeta Kastaloni, drejtoresh gjenerale e A1 dixhital

“Transformimi dixhital është diçka që është duke ndodhur ndërkombëtarisht dhe kjo është një mundësi e mirë për të gjithë konsumatorët këtu në Maqedoni për t’u transformuar jo vetëm për tregun lokal, por edhe për atë ndërkombëtarë. Kjo është për t’u lidhur me konsumatorë që nuk i kanë njohur më parë, mund të jenë prej vendeve të tjera”.

Përndryshe, A1Dixhital është kompani që ju shërben afërsisht 930 bizneseve të vogla dhe të mesme në implementimin e vendimeve specifike për industrinë e tyre në më shumë se 12 tregje në mbarë botën.

Emine Ismaili /SHENJA/