` . (VIDEO) Komisari Han sërish vlerëson se Maqedonia e Veriut e meriton datën - TV-SHENJA

(VIDEO) Komisari Han sërish vlerëson se Maqedonia e Veriut e meriton datën

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, thotë në një intervistë për të përditshmen malazeze “Vijesti”, eurokomisari Johanes Han, i cili së shpejti e braktis dikasterin e zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në KE. Sipas tij, vendi  ka bërë avancim të konsiderueshëm, veçanërisht me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhje e kontestit me Greqinë.

Johanes Han

“Marrëveshja e Prespës  me të cilën iu dha fund kontestit shumëvjeçar për emrin është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë. Kur e mora funksionin, shteti ishte në krizë politike, zgjidhja e të cilës kërkonte vite dhe shumë udhëtime në Shkup. Filluam me deklaratë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së, ndërsa tani pesë vite më vonë kemi vendosur rrugë reale dhe të gjallë evropiane për Ballkanin Perëndimor”.

Eurokomesari ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet për integrim evropian të rajonit, jo për shkak të njeriut që do ta udhëheq dikasterin për zgjerim , por për shkak të interesit të qartë të Bashkimit Evropian.

Johanes Han do të mbetet eurokomisar edhe në përbërjen e re të KE-së, por do të obligohet për buxhet dhe administratë. Dikasterin zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë duhet ta marrë ministri i deritanishëm i Drejtësisë së Hungarisë Laslo Troshani.

Teuta Buçi /SHENJA/