` . (VIDEO) Katër vite burg për Pançe Angellovin - TV-SHENJA

(VIDEO) Katër vite burg për Pançe Angellovin

Gjykata Penale i shqiptoi katër vjet burg sulmuesit të Radmilla Shekerinskës i cili në ngjarjet e 27 prillit sulmoi atë duke e tërhequr për flokë. Gjykatësja Xheneta Bektoviç tha se mbi Angellovin ka më shumë rrethana që ia rëndojnë akuzën se sa që ia lehtësojnë.

Bektoviç tha se janë marrë parasysh edhe faktet se Angellov është njeri në moshë dhe nuk ka dosje penale, por edhe që jeton vetë. Megjithat rrethanat negative i rënduan më shumë. Akti i tij u cilësua si një vepër mizore e kryer në një prej institucioneve më të larta shtetërore.

Xheneta Bektoviq, gjykatëse
“Duke vlerësuar rrethanat lehtësuese por edhe rënduese, erdhëm në përfundim se më shumë peshojnë rrethanat rënduese. U morr parasysh sjellja e tij në Kuvend, në institucionin më të lartë ligjvënës dhe fakti se dhuna ishte drejtuar kah deputet në Kuvend. U morr parasysh edhe fakti se kjo ngjarje u përcoll drejtëpërdrejtë nga të gjitha mediat e vendit dhe kjo gjë shkaktoi frikë dhe pasiguri tek qytetarët”.

Në dalje nga gjykata, Pançe Angellov iu përmblodh gazetarëve duke i pyetur, a nuk ju mjaftoi gjithë ky fotografim deri tani…

Pançe Angellov, i dënuar për dhunë
“Dënimi është shumë i lartë…Shumë, shumë, shumë i lartë”.

Të dëmtuarit, Radmilla Shekerinska dhe Zoran Zaev nuk ishin në sallën gjyqësore për ta dëgjuar verdiktin.

Tashmë i dënuari Pançe Angellov, në seancën e fundit e pranoi fajin dhe kërkoi falje publike. Madje u betua se më nuk do ta përsërisë veprën. Por, kjo nuk i mjaftoi për ta shpëtuar nga burgu 48 muajsh.

Sipas aktakuzës, Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe në sallën e destinuar për mediat. Ky është vendimi i parë gjyqësor që lidhet me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Postime të Ngjajshme