` . (VIDEO) Joveski: dorëzimi i lëndëve në Prokurorinë Themelore do të kryhet gjatë ditës - TV-SHENJA

(VIDEO) Joveski: dorëzimi i lëndëve në Prokurorinë Themelore do të kryhet gjatë ditës

Kryeprokurori Lubomir Joveski bënë të ditur se këtë mëngjes ka filluar procesi i dorëzimit të lëndëve dhe pret që deri në fund të ditës i njejti të përfundoj. Nga java e ardhshme ai tha se  do të vazhdojnë detajet teknike me përmbajtje të procesverbaleve. Joveski  më tej sqaron se pas kësaj, procesverbalet do të vendosen  tek prokurori i cili ka punuar për çështjen.

Fillimisht, siç u shpreh ai duhet të bëhet ndarja se cili prokuror ka kompetencë për udhëheqje të lëndëve, kurse prioriteti do tu jepet atyre procedurave, në të cilat kanë çështje urgjente.

Lubomir Joveski

“Do të përcaktojmë se cili është me të vërtetë prokuror kompetent për të përfaqësuar atë lëndë. Ndoshta një ditë-dy, këto gjykime do të anulohen, por në do të ju japim prioritet atyre lëndëve që kanë çështje urgjente. Ka qëndrim të gjykatësve se pranohen që këto argumente dhe ne do ti marrim këto argumente.  Të gjithë prokurorëve që janë në PSP dhe janë ndihmës të Janevës, funksionet prej prokurorisë që vijnë, u pushojnë. Çështja për funksionim e tyre të mëtejshëm, është në kompetencë të Këshillit të prokurorëve. Pres që Këshilli në afat sa më të shkurtë, do ta zgjedh statusin e tyre”.

Euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë prononcimit për media deklaroi se politika e gjyqsorit është në një udhëkryq dhe thotë se sjellja e këtij ligji cakton ardhmërinë e PSP-së.

Samuel Zhbogar

“Akoma nuk ka marrëveshje për zgjidhjen për ardhmërinë e PSP-së, nuk është zgjidhje të mos ketë zgjidhje. Më mirë së shpejti se sa më vonë, politikanët duhet të pajtohen për mënyrën se si këto raste do të vazhdojnë dhe atë duhet ta bëjnë në mënyrë të besueshme dhe të pavarur”.

Lidhur me ligjin për Prokurori Publike , ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska u shpreh se ky ligj më  nuk është i patjetërsueshëm, mirëpo është mirë që të sillet, sepse siç tha, është pjesë e srategjisë për reforma të tërësishme në drejtësi, por dhe të mos i jepet arsyetim ndonjë vendi antar të BE-së që të kundërshtoj hapjen e bisedimeve për antarsim, për shkak të arsyeve teknike.

Renata Deskoska

“Në aspekt të urgjencës që ishte para dorëzimit të lëndëve, urgejncë që nënkuptonte, çfarë pas 15 shtatorit dhe ajo pjesë e kërkesës për nxitim ose urgjencë u hodh poshtë, kështu që ky proces i dorëzimti të lëndëve garanton se lëndët e PSP-së do të vazhdojnë. Mirëpo ne megjithatë apelojmë që procesi i sjelljes së ligjit është i nevojshëm jo vetëm për tu siguruar vazhdimësia e lënndëve të PSP-së, por është pjesë edhe asaj që quhet strategji për reforma në drejtësi”.

Vetëm një ditë më parë euroambasadori Samuel Zhbogar u kujtoi partive politike të vendit tonë, se sjellja e ligjit për Prokurori Publike, është më i rëndësishëm se sa  data për fillimin e negociatave me BE-në.

Emine Ismaili /SHENJA/