` . (VIDEO) Ismaili: Nuk ia vlen të komentohen deklaratat e një personi që është në listën e zezë amerikane - TV-SHENJA

(VIDEO) Ismaili: Nuk ia vlen të komentohen deklaratat e një personi që është në listën e zezë amerikane

“Nuk ja vlen të merrem me një person që emri i tij është në listën e zezë të Amerikës”. Kjo ishte përgjigja e vetme e ministrit të Kulturës Hysni Ismaili, ndaj akuzave të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit se ministri i Kulturës nga radhët e Alternativës, disa herë ka udhëtuar në Teheran.

Hysni Ismaili, minisër i Kulturës

“Mendoj se nuk ja vlen që pas bisedës së këtyre gjërave të bukura që biseduam deri tani, tash ti kthehemi njëfarë deklarate të dikutj që e ka dhënë, ku vetvetiu gjindet në listën e zezë të Amerikës, të State Department-it, së bashku me Bagdadin dhe Rasim Sulejmanin, Bin Laden, Mlladiq, Karaxhiqa. Mendoj se nuk është e vendit, nuk e meriton një përgjigje për një pyetje joserioze dhe qesharake”.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” Ismaili deklaroi se me ardhjen e kuadrove të Partisë Alternativa në Ministrinë e Kulturës, janë zgjidhur shumë padrejtësi që kanë qenë prezente në këtë dikaster për vite me radhë. Ai përmendi edhe nivelizimin e pagave të të punësuarve në ministri, kur në krye të së cilës qëndronte bashkëpartiaku i tij Asaf Ademi, ndërsa kujtoi edhe realizimin e marrëveshjes kolektive me të cilën është zgjidhur një problematikë e kamotshme  e të punësuarve  në Ministrinë e Kulturës.

Hysni Ismaili, minisër i Kulturës

“Ajo është një Marrëveshje që rregullon relacionet mes punonjësve në sferën e Kulturës, në sfera të ndryshme, aktor, musicientë, në sferën  e trashëgimisë kulturore. E dini se kultura mbulon shumë sfera, shumë fusha, ashtu që kishte një padrejtësi aty. Një padrejtësi është rregulluar  prej paraardhësit tim Asaf Ademit, që e bëri nivelizimin e pagave të punonjësve. Pastaj kishte nevoj për përmbushjen e kësaj Marrëveshje Kolektive, ku përcaktohen edhe koëficientët, që ato punonjës do ti kenë”.

Minsitri i Kulturës, Hysni Ismaili bëri të ditur se kanë arritur marrëveshje me kryetarin e Shtipit për restaurimin dhe rindërtimin e Xhamisë së Husamedin Pashës e cila daton që nga shekulli 17, ndërsa është lënë plotësisht në harresë dhe sot e njejta figuron si pronë e Kishës Ortodokse. Ndërkaq, njoftoi se Ministria e Kulturës tashmë ka një nismë serioze për hapjen e një muzeu të pikturës në Kërçovë për piktorin e njohur shqiptar Omer Kaleshi.

Emine Ismaili /SHENJA/