` . (VIDEO) Holanda nuk do të bllokojë negociatat për Maqedoninë e Veriut - TV-SHENJA

(VIDEO) Holanda nuk do të bllokojë negociatat për Maqedoninë e Veriut

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen ndaras sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim. Në diskutimin e mbrëmshëm të Komitetit për Çështje Evropiane të parlamentit holandez, është përshëndetur përparimi i arritur në vendet kandidate, por kanë vlerësuar se vlerësimi i tyre duhet të jetë ndaras, në bazë të arritjeve të tyre. Holanda qëndrimin e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i qëndrojnë atij të muajit qershor, kundër hapjes së negociatave. Megjithatë në Komisionin për Evropën u tha se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord. Gjatë këtij debati, ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok ka përsëritur pozicionet e Qeverisë se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë kushtet e parashtruara para hapjes së procesit negociues.

Komiteti ka vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim inkurajues dhe ka përshëndetur Marrëveshjen e Prespës. Po ashtu, ka rekomanduar vazhdimin e lëndëve të hapura të PSP-së dhe ka përshëndetur transferimin e tyre për procesim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Publike. Hap kyq që duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që do të garantoj Prokurori Publike të pavarur dhe ndjekje të rasteve të korrupcionit të lartë.

Ndërkohë, në rastin e Shqipërisë, qeveria holandeze përshëndet hapat e ndërmarra deri më tani, por vlerëson se duhet të bëhen përpjekje të mëtutjeshme për përforcimin e luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar.

Këshilli i Ministrave të BE-së do të diskutoj për hapjen e negociatave me këto dy vende më 15 tetor në mbledhjen që do të mbahet në Luksemburg, ndërsa vendimi përfundimtar duhet të formalizohet më 18 tetor nga Këshilli Evropian.

Teuta Buçi /SHENJA/