` . (VIDEO) “Hije Agonie”, ekspozitë e refugjatit nga Halepi | TV SHENJA
ekspozita

(VIDEO) “Hije Agonie”, ekspozitë e refugjatit nga Halepi

“Hije Agonie” titullohet ekspozita e refugjatit nga Halepi Shergo Musa, i cili përmes artit paraqet përjetimet e familjes së tij dhe popullit sirian në udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Ekspozita që u hap në hapësirat e Organizatës Kulturore-Humanitare “Merhamet” në Tetovë përbëhet nga 30 vizatime të cilat më tepër janë ilustrime se sa vepra artistike. Aty ka portrete sirianësh që autorit i kanë ngjallur më shumë shpresë dhe përshtypje. Autori, këto vizatime i ka punuar gjatë kohës së qëndrimit në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli, ku së bashku me familjen e tij pesë anëtarëshe qëndron në të tashmë nëntë muaj. Për agjencinë Anadollu, autori I ekspozitës Shergo Musa tha se kjo është hera e parë që ai ka dalë jashtë burg të refugjatëve.

SINKRON: SHERGO MUSA, AUTORI I EKSPOZITËS “Problemi i vetëm është se ne këtu jetojmë si në burg dhe kjo është mjaftë e vështirë. Pas nëntë muajve, ne për herë të parë dalim jashtë dhe i bashkohemi shoqërisë. Të gjitha këto piktura janë punuar në Gjevgjeli. Unë nuk di të flas, por di të vizatoj. Përmes pikturave të mia, unë i shprehi ndjenjat e mia dhe e rehatoj trurin tim”.

Autori nga Halepi, përmes Turqisë dhe Greqisë ka arritur në Maqedoni për një muaj, mirëpo në këtë vend ai ka mbetur i bllokuar pas mbylljes së “rrugës ballkanike” dhe e vetmja dëshirë e tij është të sigurojë një të ardhme më të mirë për familjen e tij. Musa duke shpjeguar një pikturë të tij në të cilën shihet një tendë e ftohtë me një refugjate në të dhe në anën tjetër një tend e Bashkimit Evropian me një zjarr të vogël të ndezur brenda saj, thotë se kjo është loja që bëhet me refugjatët. SINKRON: SHERGO MUSA, AUTORI I EKSPOZITËS “Në këtë pikturë e kam përshkruar se si luajnë pushtetarët me ne në kohë të dimrit, duke na mbajtur të burgosur në kampe të ftohta. Përballë kemi Bashkimin Evropian të cilët nëpër shtëpitë e tyre qëndrojnë ngrohtë dhe na vëzhgojnë neve nga larg se si mundohemi të mbijetojmë.”

Ekspozita e sirianit Musa qëndroi e hapur vetëm një natë në Tetovë, pasi atij nuk i lejohet të dal jashtë kampit dhe I është dhënë leje vetëm për një ditë. Ekspozita u organizua me ndihmën e Organizatës humanitare “Merhamet” në ambientet e së cilës edhe u hap ekspozita.


SHENJA 1 _30.11.2016 by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme