` . (VIDEO) Hapet panairi i librit në Shkup - TV SHENJA

(VIDEO) Hapet panairi i librit në Shkup

80 shtëpi botuese përfshirë edhe ato nga rajoni janë pjesë e panairit të 29-të në Shkup nga ku do të promovojnë mbi 80.000 libra. Zinur Emini, nga Shtëpia Botuese Logos A tha se në këtë panair për dashamirësit e librit ka sjell 3 tituj të rinj.

“Është Metodologjia, Fenomeni i Artit nga Ali Izetbegoviq, si dhe Besëthirrrja e Lidhjes Islame”, thotë Zinur Emini nga Shtëpia Botuese “Logos A”.

Në panair nuk mungon as literatura turke nga ku, shoqata Kopru në bashkëpunim me shtëpinë botuese Divan Yayıncılık përveç botimeve të zakonshme kishin në pah edhe 3 botimet e reja.

“Me tre libra të rinj kemi dalë në panair. Me librin Uskupistan me autore Leyla Sherif Emin. Libri i dytë është i Seyhan Yakup si dhe libri I tretë është libri im”, thotë Mehmed Arif Nga Shtëpia Botuese “Divan Yayıncılık”.

Në panair edhe fëmijët gjejnë botën e tyre.

“Varësisht nga moshat, por më së shumti shkon kjo Sirea Më quajnë sepse janë të  pikësura figurat botërore poashtu dhe interesimi është më I lartë”, thotë Arife Demiri nga shtëpia Botuese “Albaz”.

Panairi do të qëndroj i hapur deri më 10 prill.

Hava Tahiri /SHENJA/

 


Hapet panairi i librit në Shkup by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme