` . (VIDEO) Glauk Konjufën e lëshon karrigeja gjatë ceremonisë te Pacolli - TV-SHENJA

(VIDEO) Glauk Konjufën e lëshon karrigeja gjatë ceremonisë te Pacolli

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim sot ministrin e ri të këtij dikasteri, Glauk Konjufcën, të cilit ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e shefit të MPJ-së.

Mirëpo ministri i ri, Glauk Konjufca ka pasur një moment të sikletshëm gjatë pranimit të detyrës. Ulësja e Konjufcës u lëshua poshtë papritur, gjatë fjalimit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit. Megjithatë, ky moment kaloi me të qeshura mes të pranishmëve në sallë.