` . (VIDEO) Gjykata e Apelit i konfirmoi dënimet për sulmuesit e Ziadin Selës - TV-SHENJA

(VIDEO) Gjykata e Apelit i konfirmoi dënimet për sulmuesit e Ziadin Selës

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar të gjitha dënimet me burg për tentim vrasjen e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela gjatë dhunës në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017. Dënimet paraprakisht janë shqiptuar nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Për tentim-vrasje të deputetit Zijadin Sela, gjykatësja Sllavica Andreevska në 5 korrik të 2018-tës në Gjykatën Penale i ka dënuar 7 persona të akuzuar me gjithësej 85 vjet burg.

Kire Georgievski është dënuar me 13 vite burg, Andrej Micov 10 vite e gjashtë muaj, Nikolla Vojminovski 13 vite dhe 6 muaj, Kosta Dellov 10 vite e gjysmë, Aleksandar Janevski- Toshta u dënua me 13 vite, Oliver Oshavkovski 10 vjet e gjysmë, Nikollçe Dimitrievski 10 vite e gjysmë. Ata akuzohen për përpjekjen e qëllimshme për vrasjen e Ziadin Selës.

Aktakuzën e ngriti Prokurori Darko Jakimovski nga Prokuroria Publike e Shkupit, ai madje ka theksuar se nëse Sela është gjallë, kjo është falë faktit që të akuzuarit kanë qenë të bindur se e kanë vrarë.  Paraprakisht, Stojan Pavllevski gjatë pranimit të fajit ishte dënuar me 3 vjet burg, ndërsa Cejo Georgievski, babai i Kires, me 14  muaj burg. Që të dy janë dënuar për dhunë, sepse nga videot shihej se nuk kanë pasur kontakt me Zijadin Selën.

Ajnur Bafqari /SHENJA/