` . (VIDEO) Fondi për Inovacion do të mbështesë 34 ide të nxënësve - TV-SHENJA

(VIDEO) Fondi për Inovacion do të mbështesë 34 ide të nxënësve

Fondi për inovacion dhe zhvillim tekonologjik do të mbështesë 34 ide inovative të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në vend të cilët kanë përfituar në shpalljen e fundit publike “Sfida për hulumtuesit e ri”. Në ambientet e Qeverisë u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve, ndërsa projektet do të realizohet brenda një viti. Kryeministri Zoran Zaev në këtë ceremoni tha se thirrjet e këtilla publike dhe mbështetja financiare nga ana e Qeverisë kanë për qëllim nxitjen dhe inkurajimin e hulumtuesve të ri të cilët janë potencial për arritje të sukseseve të mëdha shkencore.
Zoran Zaev
“Puna jonë, e Qeverisë dhe Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik është ta hapë derën, ndërsa puna dhe obligimi juaj është të hapëroni guximshëm drejt sfidave dhe sukseseve të reja. Ju dëshiroj si të gjithë ne, që numri I aplikantëve vitin e ardhëshëm të jetë më i madh se ky vit, që ishtë më i madh se në vitin e kaluar, ndërsa ne gjithçka që mundemi do të bëjmë për ti stimuluar projektet e fëmijëve dhe të rinjëvë në shkollat fillore dhe të mesme në mbarë vendin”.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski njoftoi se planet e tyre dhe të Qeverisë janë që shuma e mjeteve financiare në mbështetje të hulumtimeve shkencore nga ana e nxënëve të rritet nga viti në vit. Aktualisht gjatë dy viteve të para për këtë qëllim janë ndarë gjithsej 17 miljon denarë, 7 vitin e kaluar dhe 10 në thirjen e këtij viti.

Jovan Despotovski
“Saktësisht 54 shkolla fillore dhe të mesme, përfshirë edhe këta me të cilat sot nënshkruajmë marrëveshje shfrytëzojnë mjete, diku rreth 10 milionë denarë janë ndarë për këtë qëllim. Nuk e them këtë për tu lavdëruar se shifra është e madhe, por ky është vetëm një fillim i mirë. Këta fëmijë që i dëgjuam sot edhe ata që sot s’janë këtu, por ishin me ne te parku i qytetit para dy muajve dhe do të jenë me ne gjatë një viti në realizimin e këtyre projekteve, meritojnë më shumë nga ky shtet. Gjithkush që i sheh fëmijët sot këtu në foltore, me të drejtë mund të thotë se një shtet seroz siç pretendojmë të bëhemi, patjetër të sigurojmë mjete për këta fëmijë”.

Projektet e mbështetura nga fondi për inovacion janë nga sfera të ndryshme si ajo e bujqësisë, ekologjisë, mbrojtja e ambientit, kimia, fizika dhe lëndë të tjera.
Arben Zeqiri /SHENJA/