` . (VIDEO) Enis Imeri, shqiptari që do të drejtojë Kombëtaren gjermane në Karate – TV-SHENJA

(VIDEO) Enis Imeri, shqiptari që do të drejtojë Kombëtaren gjermane në Karate

Rrugëtimi jetësor është shumë intersant dhe në një mënyrë çdo jetë përmban një histori në vete. Kemi parë e dëgjuar nga më të ndryshmet, por kur është në pyetje kombi shqiptar, ke të garantuar një storie interesante, plotë me sfida admiruese e në shumë raste për fat të mirë që paraqet rrugë një kahëshe që personazhin kryesor e ngren nga humnera në hero. Shembull i këtillë do të jetë personazhi i këtij lajmi Enis Imeri, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, por që tani më shumë vite i stacionuar në Gjermani ku ka ndërtuar jetën e tij të ndjekur me plotë suksese.

Si shumë të tjerë i detyruar të lë Kosovën në gjendje lufte, Imeri krejt rastësisht në moshë shumë të re depërton në sportin e karatesë, fillimisht duke imituar aktorin legjendar Bruce Lee, por që me shkathtësitë e tij natyrore për këtë sport arriti të prek majat e për të cilat realisht në këto anë shumë pak është dëgjuar.

Televizioni Shenja përmes kësaj mini-reportazhe prezanton Enis Imerin, shqiptarin që 2 dekada ka shkruar historinë në sportin e karatesë. Imeri nisi rrugën e sukseseve ngadalë por sigurtë, numëron mbi 10-të herë titullin kampion i Gjermanisë, 7-të herë ka fituar vendin e parë në Kampionatin Internacional, në vitin 2006 triumfon në kampionatin europian, ndërsa karrierën e shkëlqyeshme e rrumbullakson në vitin 2009 kur në Huelva të Spanjës shpallet kampion i botës. Një vit më vonë, në 2010 arrin ta mbrojë titullin e kampionit të Botës në Edinburg të Skocisë.

Së pari ju falenderoj për këtë ftesë dhe jam krenar si shqiptar që të tregojmë edhe ne në diasporë atë që e kemi arritë. Sukseset e mira më të mëdhaja janë në 2009-tën kampion botëror, dhe në 2010-të kam mbrojtur titullin në Skoci. Mbi 10-të herë kam fituar jam shpallur kampion i Gjermanisë, 7 kampion internacional dhe në vitin 2006-të Kampion Evropian”, deklaroi Enis Imeri.

Për një sportist të suksesshëm arritjet e mbajnë në nivel të lartë, mirëpo nëse kthehesh prap secili ka një histori të veten për fillimet e karrierës apo hapat e parë në një lëmi të caktuar. Dhe mënyra se si Enisi ka filluar të merret me karate është interesante e krejtësisht e rastësishme, ndoshta pak a shumë duke kthyer përshtypjen se ndoshta nga historia e vuajtshme e kombit tonë thuajse çdo shqiptar bart në vete dozë të caktuar të shkathtësive luftarake. Ndonëse është dashur Kosovën ta ndrojë me Gjermaninë, Enis Imeri flet me shumë krenari për kombin dhe shqiponjën dy krerëshe që se ka hequr asnjëherë nga vetja. Që e kaluara mos mbetet vetëm histori, Imeri ka vazhduar të punojë edhe pas mbylljes së karrierës dhe pasi një kampion si Enisi shkathtësitë e tija nuk i don vetëm për vete por dëshiron t’ua përcjellë edhe brezave të rij. Shpërblimi për punën e mirë që bën me shkollat e tij të karatesë pritet të shpërblehet së shpejti, kur Imeri pritet edhe zyrtarisht të merr çertifikatën për seleksionues të përfaqësueses së Gjermanisë në karate.

Rastësisht nga një nxënës i imi në shkollë, në kohën kur kishim pauzë, edhe ai fillonte me stile, ndërsa unë i thoja rri se unë jam shqiptar, të rrehi ndërsa ai tha se ne duhet të rrihemi me rregulla, dhe ai më ftoi në trajning. Dhe unë shkova njëherë në të 95-tën dhe e mora kontaktin dhe i thashë babait tim që dua të bëj karate dhe dua të bëhem si Brus Lii, stilin gjithmonë e pak patur si Brus Lia dhe prej atëherë jam marrë me karate. Unë dy herë kam garuar për Gjermaninë, mirëpo në zemër, shihet edhe ne Tv dhe në internet ku mundem të vërehem, gjithmonë shenjën e Shqiponjës në gjoks. Jam krenar, i mbroj të gjithë shqiptarët që janë në Evropë, në botë, ndërsa për momentin e kam një ftesë më të madhen të karrierës time, më 24 Shtator do të emërojn seleskionues i Gjermanisë”, tha Imeri.

Ndonëse rrugëtimi i tij drejt suksesit nuk ishte i lehtë, pasi në njërën anë ishte lufta në Kosovë dhe në anën tjetër poblemet me të cilat përballej si refugjat. Por këtu pengesa nuk e ndaluan rrugëtimin profesion të Imerit që në moshë mjaft të re, si 17-të vjeçar shpallet kampion i Gjermanisë.

Më 17 vjet në kohë të luftës në të 99-tën jam shpall Kampion në Gjermani për herë të parë. Kemi pasë shumë probleme të qëndrojmë në kohë të luftës si refugjat në Gjermani, edhe 7 muaj jam kthyer në Kosovë, por seleksionuesi i përfaqësueses së Gjermanisë më dërgoj ftesë për tu kthyer prap si trajner profi”, tha ai.
I mishëruar thellë me sportin e karatesë, Imeri u gjet në një situatë të pazakontë në vitin 2012 kur vendosi të mbyllë karrierën aktive. Mirëpo ai në asnjë moment nuk u largua nga karateja, pasi menjëherë vazhdoi në një tjetër pozicion te ky sport, atë të trajnerit të karatesë. Mitrovicasi tanimë ka hapur 3 shkolla të karatesë ku stërvit mbi 600 nxënës, duke vazhduar kultivimin e karatesë në nivele profesionale në një vend të avansuar europian si Gjermania.

Dikush ushtron me vullnet, dikush ushtron me zemër. Unë kam ushtruar me dyjat, edhe me vullnet edhe me zemër. Karaten mund ta lë vetëm atehrë kur të më lëshon shpirti. Ne kemi afër 600 nxënës në 3 klube, ndërsa në shtator do të hapi edhe shkollën e katërt edhe me financa jemi siguruar për 20-të vite të tjera. Unë kam një nxënës Dani Blatman 23 vjeçar, para 2 viteve ishim në Spanjë. Aty ku unë e kam fituar vendin e parë, edhe ai e ke fitu vendin e parë na Kampionat Botëror, në krah të trajnerit. Unë jam krenar pasi kam arritë për vete, ndërsa kur luftëtari është i mirë edhe trajneri është i mire”, deklaroi ai.

Imeri është i vetëdijshëm se përfaqësimi i denjë dhe sukseset që po arrijnë qoftë një sport individual si karateja, i bëjnë reklamë pozitive edhe kombit shqiptar në suaza ndërkombëtare. Dhe ai është krenar që ka mundur të ndjekë rrugën e shumë sportistëve të suksesshëm shqiptar në Europë, por kur flasim për karate atij në moment të parë në mendje i vjen një emër.

Enver Idrizin. Atë e kam jaran, e kam mik të ngushtë, Ai ka filluar ta bëjë t’i bëjë shqiptarët të njohur. Tash unë kam hyrë në shkallë të tij dhe jam i hapur për të gjithë evropën për të treguar se jemi shqiptar dhe mundemi që të arrijmë edhe më shumë”, tha Imeri.

Dhe duket se Imeri nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi një punëtor i lindur është i determinuar për të vazhduar rrugën e sukseseve. Në vitin 2013-të klubi i tij ”Karate Shule Imeri” morri mirënjohje si klubi më i sukseshëm në Gjermani, që i dha një motivë shtesë Imerit për të vazhduar të punojë në heshtje për të prekur suksese tjera e njëkohësisht duke u treguar një model i vërtetë i përfaqësimit dinjitoz të kombit shqiptar në zemër të Europës.

Samir Sinani /SHENJA/