` . (VIDEO) Edhe në humbjen e thellë Maqedonia tregoi cilësi - TV-SHENJA

(VIDEO) Edhe në humbjen e thellë Maqedonia tregoi cilësi

Ndjenja të përziera pas debutimit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në Kampionatin Evropian për futbollistë nën 21 vjeç që është duke u zhvilluar në Poloni. Humbja 5:0 nga Spanja duket e rëndë, mirëpo paraqitja e shpresave të Maqedonisë në teren nuk ishte aq katastrofale. Maqedonia luajti guximshëm, hapur dhe kërkonte sulmin pa marrë parasysh kualitetin e kundërshtarit që në përbërje kishte lojtarë nga ekipet më të forta evropiane, ndërsa më vonë edhe rezultati negativ nuk ndryshoi qasjen e futbollistëve ndaj ndeshjes. Enis Bardhi dhe David Babunski kanë shkëlqyer me lojën e treguar, ndërsa edhe futbollistët tjerë kishin momente pozitive që nuk korenspondonjë aspak me epilogun final. Kjo gjeneratë edhe një herë tregoi se kërkon të luajë futboll të bukur dhe përmes lojës kreative të arrijë deri te rezultati pozitiv, pa marrë parasysh se gjërat ndonjëherë nuk shkojnë në kahjen e dëshiruar. Humbja me Spanjën i përket të së kaluarës dhe Maqedonia gjithë koncentrimin e kthen kah përballjet e rradhës, fillimisht të martën kundër Serbisë.

“Natyrisht se nuk është lehtë që të rikthehesh pas një disfate të tillë. Mirëpo nga ana tjetër kur në terren në pjesën më të madhe je i barabartë të jep të drejtën që të jesh optimist dhe të shpresosh se ndeshjen tjetër do të zhvillojmë në tërësi më mirë dhe ndoshta dhe nuk do të isha dakord se kemi humbur të gjitha shpresat pasi kemi edhe 2 ndeshje dhe nga sonte filojmë përgatitjet për ndeshjen e ardhshme…..kur luani në këtë nivel , 60 minuta kundër një kundërshtari të tillë mendojë se nuk duhet të ndryshohet shumë , pasi që djemoshat zhvilluan 60 minutë të shkëlqyeshme , pa marë parasysh se humbnim me 3-0”, ka deklaruar Blagoja Milevski, seleksionues i Maqedonisë U21.

Seleksionuesi Milevski vazhdon të besojmë fuqishëm në karakterin e futbollistëve të tij dhe pret reagim pozitiv për takimin e radhës me Serbinë.

“Natyrisht se në bazë të kundërshtarit do të ndryshojmë një pjesë të mënyrë se si do të luajmë , mirëpo këtë e lëjmë për këtë përballje….duke njohur karakterin e futbollistëve, atë njerëzor dhe atë futbollistik, jam i sigurt se ata do të rikthehen dhe jo vetëm që të rikthehen por do të jenë në nivel që jemi mësuar ti shohim dhe do të shohim një përballje të madhe edhe ndaj Serbisë.”, tha ai.

Maqedonia U 21 edhe sonte qëndron në Gdansk, ndërsa të hënën udhëton drejt Bydgoshit, ku të martën do të zhvillojë takimin e dytë të Kampionatit Evropian për të rinjë që zhvillohet në Poloni. Nga Gdynja e Polonisë, për TV Shenja, Faton Zylbehari.

Edhe në humbjen e thellë Maqedonia tregoi cilësi by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme