` . (VIDEO) Dramë në Kumanovë, tentoi të djeg makinën, qëlloi me armë policinë - TV-SHENJA

(VIDEO) Dramë në Kumanovë, tentoi të djeg makinën, qëlloi me armë policinë

Një sulmues i panjohur ka shtënë në drejtim të patrullës policore në Kumanovë, ndërsa para saj, personi i njejtë i ka vënë zjarrin një makine policore.

Incidenti ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 02 e 10 minuta. Policët kanë vërejtur se një person ka tentuar të vë zjarrin makinës “Spark” të policisë së trafikut. Makina është djegur para Shtëpisë së Armatës ku ka qenë e parkuar, por policët janë vënë në kërkim të sulmuesit.

Pas rreth 300 metrash ndjekje policët kanë arritur t’i afrohen sulmuesit, i cili në vend që të dëgjojë urdhrin policor, ka nxjerr armën dhe ka shtënë disa plumba në drejtim të policëve.

Nuk ka të lënduar ndërsa sulmuesi është arratisur.

SPB Kumanovë

Kjo ishte herët në mëngjes, në mëngjes ka ndodhur një ngjarje e tillë, sipas gjetjeve të para, bëhet fjalë për një person i cili ka dashur të ndezë automjetin me tabela të policisë, është e vërtetë që ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga ana e kryerësit të veprës në tentim që të ik, megjithatë detajet i presim nga hetimi që është në vijim.

Policia për momentin nuk ka informacione për identitetin e sulmuesit dhe po heton rastin.

Enis Murtezi /SHENJA/