` . (VIDEO) Dështoi takimi i liderëve, Zaev dhe Mickoski me akuza të ndërsjellta - TV-SHENJA

(VIDEO) Dështoi takimi i liderëve, Zaev dhe Mickoski me akuza të ndërsjellta

Afro 7 orë bisedime, nuk rezultuan të mjafueshme që të gjendet zgjdhje për Prokurorinë. Për dështimin e këtij takimi kur vetëm 4 ditë na ndajnë nga afati kohor i paraparë për sjelljen e ligjit, krerët e dy partive më të mëdha maqedonase Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski e akuzojnë njëri-tjetrin, se nuk kanë dashur që të arrihet marrëveshja. Mirëpo, që të dy deklarojnë se ka hapësirë edhe për bisedime të tjera, rreth kësaj çështje.

Kryeministri  Zaev u shpreh se Marrëveshja për Prokurorinë Publike dështoi, sepse opozita kërkoi që të gjitha lëndët e PSP-së të transferohen në Prokurorinë me të cilën do udhëheq person i cili do zgjidhet me propozim të opozitës. Mirëpo, propozim i tillë është i papranueshëm për pushtetin, pasi siç tha, ajo do të sjellë bllokadë të lëndëve të PSP-së

 Zoran Zaev

“Ne atë nuk do ta pranojmë atë që është qëllimi i tyre kryesorë, nuk duhet ta lejojmë atë. Tërësisht në kundërshtim me parimin e drejtësisë kërkuan që të gjitha lëndët deri 30 qershor 2017 t’i merr prokuror i zgjedhur nga ana e tyre, dihet që qëllimi është që pas kësaj të shkatërrohen apo të pengohen ato lëndë. Kërkuan që me ligj të vuloset ardhmëria dhe të ndalohen të gjitha parahetimet dhe hetimet për lëndët pas 30 qershorit, gjegjësisht të mos precizohen qartë në zgjidhjen ligjore se çfarë ndodh me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore ose hetimore”.

Kurse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se bisedimet e mbrëmshme për Ligjin për Prokurori Publike nuk kanë pasur sukses pasi që kryeministri Zoran Zaev dëshiron që ta mbajë kontrollin ndaj Prokurorisë, dhe ashtu siç tha ai, ajo kontroll i duhet Zaevit që të mos japë përgjegjësi për rastin “Mitmarrja”, “Zhvatja”, “Reket 2”, Reket 3” dhe “Reket 4”,

Hristian Mickoski

“Ne pranuam dhe thamë në rregull, pranojmë Prokurori për luftimin e krimit dhe korrupsionit të lartë, pranojmë shpërndarje të lëndëve në prokurorët e tyre amë, por duhet të vazhdojmë të punojmë sipas ligjit dhe grupin e Prokurorisë së re ta caktoj Këshilli i Prokurorëve dhe jo Zaev ose Mickoski. Në pyetjen time Katica Janeva, është person i zgjedhur, kush do të ketë kompetencë në rastin ‘Zhvatja’, jo më thotë ajo qëndron në prokurroinë ekzistuese. Unë e di pse ndodh kjo, sepse ekzistojnë dyshime se për ‘Zhvatjen 2’, ‘Zhvatjen 3 dhe 4’dhe për vepra tjera penale që I ka bërë kjo parti u është e nevojshme Ruskoska”.

Mickoski siç e quajti, skenarin e mbrëmshëm e përkufizoi në këtë mënyrë. Menjëherë pas pauzës së parë ai tha se Zaev u ka dhënë një propozim të përbër prej 4 pikave. E para ishte formimi i Prokurorisë për korrupcion të lartë. E dyta, kjo prokurori të jetë në nivel të barabartë me Prokurorinë e Ruskoskës për krim të organizuar dhe korrupcion, ndërsa Prokurori që do të udhëheqë me këtë prokurori të jetë me propozim të partisë më të madhe opozitare, pra të VMRO-DPMNE. E treta, përskaj kompetencave që do t’i ketë, pasi t’i marë 10 ndihmësit e Janevës në radhët e veta, do të shtohet edhe kompetenca për ndjekjen e krimit të personave që janë zgjedhur apo emëruar. Kurse pika e katërt, nëse pushteti nuk e pranon propopzimin e opozitës për personin që do të udhëheqë këtë Prokurori, atëherë Këshilli i Prokurorëve publik ta zgjedhë një person prej këtyre 10-të ndihmësve të Janevës.

Të dy liderët u kërkuan falje gazetarëve të cilët mbrëmë qëndruan deri në orët epara të mëngjesit, duke pritu deklarata për media rreth mbarëvajtjes së takimit. Pasi që takimi i liderëve u stërzgjat dhe për media nuk u dha asnjë informacion zyrtarë rreth epologut të tij, ekipet e mediave e lëshuan pres qendrën e Kuvendit, duke mos pritur përfundimin e takimit.

Emine Ismaili /SHENJA/